Romani “Mbaje frymën”, i shkrimtarit qipriot Emilios Solomou, u promovua gjatë festivalit letrar Tirana Gate 2026. Përmes një historie personale, vepra ngre pikëpyetje mbi kujtesën, fajin dhe gjykimin kolektiv, duke e vendosur lexuesin përballë dilemave njerëzore dhe mënyrës se si shoqëria i sheh dhe i gjykon individët. Një roman që, përtej historisë që rrëfen, fton për reflektim edhe pasi faqja e fundit është lexuar.
SYRI TV
Romani “Mbaje Frymën” i shkrimtarit qipriot Emilios Solomou u promovua gjatë festivalit letrar Tirana Gate 2026. Prania e tij në festival sjell në Tiranë një prej autorëve bashkëkohorë të Qipros, por edhe një vepër që, përmes një historie personale, hap pyetje më të gjera mbi kujtesën, fajin dhe gjykimin kolektiv.
Romani dhe mënyra sesi autori ka zgjedhur ta përcjellë atë duke mbajtur të lidhur lexuesin me personazhet është vlerësuar nga të pranishmit.
Mbaje frymën nuk jep një përgjigje të lehtë për pyetjen “çfarë ndodhi?” por shkon më tej duke ngritur pikëpyetje se çfarë i ndodh një njeriu kur, në një moment, të tjerët e shohin vetëm përmes një etiketimi. Autori nuk përpiqet ta sugjestionojë lexuesin dhe as të ndërtojë një empati boshe, por detyron vëzhgojmë, duke ngjallur dyshime mes fajit, kujtesës, frikës dhe fajësimit. Kjo e bën “Mbaje frymën” një roman që vazhdon të të shqetësojë edhe pasi ke lexuar faqen e fundit.
© SYRI.net