Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar deputetët socialistë se kanë tradhtuar qytetarët që i kanë votuar, duke mbështetur reformën territoriale që parashikon eliminimin e disa bashkive.
Duke komentuar qëndrimin e përfaqësuesve të mazhorancës, Berisha deklaroi se ata nuk mbrojnë interesat e qytetarëve, por ato që i cilësoi si interesa personale dhe të lidhura me krimin.
Berisha solli si shembull Divjakën, ku sipas tij qytetarët kanë protestuar për një muaj kundër shkrirjes së bashkisë, ndërsa deputeti socialist u ka garantuar se ajo do të mbetet.
Kreu i PD-së kritikoi gjithashtu qëndrimin e kryetarit të bashkisë, duke e akuzuar se nuk u është bashkuar protestuesve.
Pyetje-përgjigje
Ludovik Tetaj, nga Teksasi një pyetje, thotë: Si ka mundësi që i prenë në besë deputetët e Partisë Socialiste votuesit e tyre nëpër bashkitë ku ata do të eliminohen?
Sali Berisha: Pyetje interesante Ludovik.
Mendja më shkonte të thosha që u sollën si banditë. Por nuk mund të thuash se çdo bandit është i pabesë. Jo. Ka banditë që dhe besë kanë edhe e mbajnë në atë mënyrën e tyre.
Të them se ata janë amoralë, politikisht, ata nuk kanë asnjë interes tjetër përveç interesave të pasurisë së tyre të krimit. Ndaj dhe, të presësh prej tyre që të mbrojnë interesat e qytetarëve, është iluzion, mashtrim i vetes. Treguan fytyrën e vërtetë ndaj atyre zgjedhësve.
Divjaka, një muaj në protestë qytetarët çdo natë, deputeti socialist, se s'është deputet ai, është deputet i krimit, thoshte se 'Divjaka aty do mbetet, aty do jetë'.
Ky ishte arsyetimi. Çfarë mund t'i thuash këtij fundamentalisti? Që asgjëson çdo lloj argumenti. Kurse kryetari, Gorrea, mbronte vjedhjet e tij dhe nuk vinte në protestë.
Çfarë mund t'u thuash këtyre? Këta janë hajna dhe s'janë asgjë tjetër.
© SYRI.net
Zgjedhjet në Serbi/ Meta: Çdo shqiptar që ka mundësi të votojë atje, t’i japë vlerë votës së tij dhe fuqi zërit të shqiptarëve
Hetimet për Ballukum – SPAK i merr telefonin ‘Tan Leprit’- U denoncua nga 'PLUG' si shkesi i Alban Zenelit me Rilindjen
Kreu i PL/ Meta: Skandali i SHISH, ekspozoi bashkëpunëtorët dhe rrezikon jetën e tyre