Sekuestrohen një armë zjarri pistoletë me mulli, me municionin përkatës, dhe 141 gramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis.
Vihet në pranga drejtuesja e automjetit.
Shërbimet e Policisë Kufitare, si rezultat i kontrolleve të imtësishme për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativave për trafikimin e lëndëve narkotike, si dhe i intensifikimit të kontrolleve bazuar në analizën e riskut, në bashkëpunim me autoritetet doganore dhe Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Gjirokastër, kaluan për kontroll të detajuar në skaner dhe më pas në vijën e dytë, në dalje, automjetin dhe rulotin që drejtohej nga shtetasja gjermane A. S.
Nga kontrolli i imtësishëm, shërbimet e Policisë gjetën një armë zjarri pistoletë me mulli, me municionin përkatës, si dhe 6 kavanoza dhe 3 qese hermetike, në të cilat kishte lëndë të dyshuar narkotike kanabis, me peshë totale rreth 141 gramë.
Në vijim të veprimeve të para hetimore, specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasen gjermane A. S., 51 vjeçe, drejtuese e automjetit.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një armë zjarri pistoletë me mulli, me municionin përkatës, 141 gramë lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, një automjet së bashku me rulotin dhe një celular.
Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Trafikimi i armëve dhe municioneve”.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
10 Tetor14:32
Qarqet e jugut do të jenë sot nën pushtetin e reshjeve, Instituti i Gjeoshkencave paralajmëron Durrësin dhe Vlorën
Instituti i Gjeoshkencave informon se sot pasdite dhe nesër priten reshje intensive në qarkun Vlorë, ndërsa në qarqet Berat, Korç...
AKTUALITET
10 Tetor13:57
Fshihen videot intime të artistëve, pas ankesës në AMA, “zhduken” nga Tik Tok 45 materiale
Artistët që shfaqen në video intime në internet kanë nisur ankesat pranë Autoritetit të Mediave Audiovizive për fshirjen...
AKTUALITET
10 Tetor13:10
Misteri i zhdukjes së Inez Hajrullës, flet babai: S’kemi kontakt prej dy ditësh, policia nis verifikime
Pas disa të dhënave që kanë ngritur dyshime rreth fatit të të shumëkërkuarit Inez Hajrulla, Policia e Vlorës ka mar...
AKTUALITET
10 Tetor11:52
Goditën me vezë makinën e Ramës, Gjykata Penale shpall të paligjshëm arrestimin e dy aktivistëve të protestave: S’është akt dhune
Gjykata Penale ka shpallur të paligjshëm arrestimin e Edison Likes dhe Fatjon Rrapajt, të ndaluar pas incidentit me hedhjen e vezëve në...
AKTUALITET
10 Tetor11:15
Ambasadori amerikan, Eric Wendt takon kreun e SPAK, Klodian Braho dhe drejtuesin e BKH
Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Eric Wendt, ka zhvilluar sot një takim në ambientet e SPAK-u...
AKTUALITET
10 Tetor10:48
Bordi i Transparencës ndryshon prap çmimet, ja sa do të shitet nafta dhe benzina
Bordi i Transparencës ka përcaktuar çmimet e reja të shitjes së naftës dhe benzinës në Shqipëri. Sipas vendimit t...
AKTUALITET
10 Tetor10:40
Transportonte 7 emigrantë drejt Malit të Zi kundrejt pagesës, arrestohet 23-vjeçari
Një 23-vjeçar është arrestuar nga Policia Kufitare e Shkodrës, pasi u kap duke transportuar me automjet shtatë shtetas të h...
AKTUALITET
10 Tetor09:48
VIDEO/ Pamje të rënda nga Shkupi, momenti kur katër policë dhunojnë dy të rinjtë shqiptarë
Pamje të rënda që po qarkullojnë në media tregojnë momentet kur dy të rinj shqiptarë, të shtrirë në tok...
AKTUALITET
10 Tetor09:36
E kanosi për dy vite për t’i marrë para, në pranga 41-vjeçari nga Vlora
Një 41-vjeçar nga Vlora është arrestuar nga Policia e Fierit, pasi dyshohet se për rreth dy vite ka kanosur vazhdimisht një t&eu...
AKTUALITET
10 Tetor09:02
3 raste të tentativës për mitëdhënie ndaj Policisë Rrugore në Durrës, procedohen 3 shoferë
Tre drejtues automjetesh janë proceduar penalisht në Durrës dhe Kavajë, pasi dyshohet se u kanë ofruar para punonjësve të Pol...