Vendimi i Gjykatës Administrative që kap në paligjshmëri Maks Haxhinë
Skandali/ Maks Haxhia merr masë të paligjs...
Skandali/ Maks Haxhia merr masë të paligjs...
Maks Haxhia ka marrë “peng” Dhomën Kombëtare të Avokatisë përmes së cilës nuk lejon avokatët të ushtrojnë detyrën e tyre duke bojkotuar seancat në GJKKO. Qëllimi është, siç e kemi theksuar, të mbrojë interesat e klientëve të tij për të shtyrë sa më shumë seancat. Por shumë prej avokatëve kanë thyer bojkotin duke kundërshtuar urdhrin e dhënë nga Maks Haxhia për të bojkotuar seancat dhe janë paraqitur në gjyq, ku kanë mbrojtur klientët e tyre, të cilët kanë përfituar dhe zbutje të masës së sigurisë. Për njërin prej tyre, Lefter Xhengon, u vendos masa disiplinore e pezullimit të ushtrimit të detyrës për dy vite, një vendim ky që në fakt është i paligjshëm bazuar në një vendim të Gjykatës Administrative të datës 19 mars 2026 në rastin e avokates Alma Muda, e cila vendimin e Dhomës Kombëtare të Avokatisë për pezullimin e licencës së avokatit për shkak të bojkotit e kishte dërguar në Gjykatën Administrative. CNA ka zbardhur vendimin e Gjykatës Administrative, i cili thekson se pezullimi i licencës së avokatit për shkak të bojkotit është i paligjshëm duke shfuqizuar dhe masën e marrë nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë. Duke hequr licencat e avokatëve Maks Haxhia po kryen vepër penale. Avokatët duhet të rrëzojnë të gjithë urdhrin e dhënë nga Maks Haxhia për bojkot të seancave gjyqësore vetëm në GJKKO, një urdhër që është kryekëput në shërbim të kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili ndodhet në burgun e Durrësit me 13 akuza për 5 vepra të rënda penale.
5 artikuj për këtë temë.

Ditën e sotme në seancat gjyqësore në GJKKO janë paraqitur disa avokatë, të cilët kanë thyer bojkotin e vendosur nga Dhoma e Avokatisë e marrë peng nga Maks Haxhia.
Avokatët kanë arritur të ndryshojnë masat e sigurisë për klientët e tyre, duke mundësuar që me mbrojtjen e tyre t'u lehtësohet masa e sigurisë.
Avokati Lefter Xhengo është njëri prej atyre avokatëve që ka thyer bojkotin e Maks Haxhisë dhe për këtë është ndëshkuar me një masë disiplinore të paligjshme nga Maks Haxhia me pezullimin e licencës për dy vite.
Referuar vendimit të Gjykatës Administrative të marrë në 19 mars të 2026, masa për pezullimin e licencës për shkak të bojkotit është e kundërligjshme dhe për këtë arsye ka shfuqizuar një vendim të marrë më parë nga Dhoma e Avokatisë ndaj avokates Alma Muda.
Mjafton që avokati t'i bëjë një kallëzim penal në SPAK Maks Haxhisë dhe do të detyrohet Maksi të marrë avokat për t'u mbrojtur për veprën e tij penale që ka kryer sot me pezullimin e licencës së avokatit Lefter Xhengo, ndërkohë që ka një vendim gjykate në lidhje me këtë çështje.
Avokatët duhet të rrëzojnë vendimin e Maks Haxhisë dhe të shkojnë në seancat gjyqësore e më pas në momentin e heqjes së licencës thjesht dhe vetëm me një vendim të Gjykatës Administrative vazhdojnë të ushtrojnë detyrën e tyre, edhe pse Maks Haxhia u kërkon që të jenë peng dhe të shkelin ligjin./ CNA
Sot janë zhvilluar disa seanca gjyqësore në GJKKO, ku avokatët kanë thyer bojkotin e vendosur nga Maks Haxhia dhe kanë mbrojtur klientët e tyre.
Një prej seancave të zhvilluara sot ka qenë ajo për administratorin e inceneratorit të Elbasanit, Leli Kaja.
Avokati është paraqitur në seancën për masën e sigurisë, ndërkohë që Maks Haxhia dhe avokatët e tjerë kanë kërkuar që të bojkotohen seancat në GJKKO.
Avokati ka thyer bojkotin dhe është paraqitur dhe ka mundur të ndryshojë masën e sigurisë nga 'arrest në burg' në 'arrest shtëpie' për klientin e tij.
Po ashtu edhe avokatë të tjerë kanë thyer bojkotin dhe kanë marrë pjesë në seancat gjyqësore duke bërë të mundur ndryshimet e masave për të pandehurit.
Një nga rastet është ai i Antoneta Malos, ndaj së cilës është shtyrë ekzekutimi i masës arrest me burg.
Një tjetër rast është ai i Leonard Nergjonit, ndaj të cilit është vendosur masa e sigurisë nga arrest me burg në detyrime me paraqitje.
Avokatët të cilët kanë marrë pjesë në seancat gjyqësore në GJKKO kanë vendosur të kundërshtojnë bojkotin e Maks Haxhisë për interesat e klientëve të tij./ CNA

Gjykata Administrative e konsideron të paligjshëm pezullimin e licencës së avokatit për shkak të bojkotit.
CNA ka siguruar vendimin e plotë të Gjykatës Administrative që i përket datës 19 mars të vitit 2026, të rastit të avokates Alma Muda, e cila ka paditur Dhomën Kombëtare të Avokatisë për Pezullimin e lejes së ushtrimit të profesionit të avokatit për një periudhë një vit deri në vendimin përfundimtar.

Gjykata Administrative, e cila ka shqyrtuar rastin, vlerëson se bojkoti është një e drejtë dhe jo një detyrim ligjor dhe se në rastin konkret masa e marrë nga Dhoma e Avokatisë për pezullimin e licencës është e kundërligjshme, në kuptim të nenit 109, të K.Pr.Administrative, e si i tillë duhet të shfuqizohet.
“Gjykata vlerëson se në rastin konkret akti administrativ nr.380, date 06.11.2025 i Dhomës së Avokatisë së Shqipërisë, objekt gjykimi, “Për pezullimine ushtrimit të lejes së profesionit të avokatit”, është një akt i nxjerrë në shkelje të dispozitave proceduriale, e për pasojë, i kundërligjshëm, në kuptim të nenit 109, të K.Pr.Administrative, e si i tillë duhet të shfuqizohet”, theksohet në vendimin e Gjykatës Administrative.

Gjykata Administrative nënvizon në vendimin e saj se avokati në ushtrim të profesionit të tij, ka të drejtë të ofrojë shërbime në përputhje me kërkesat e legjislacionit në fuqi të pavarur dhe PA KUFIZIME.
“Gjykata vlerëson se, Avokati, në ushtrim të profesionit të tij, ka të drejtë të ofrojë shërbimine avokatisë në përputhje me kërkesat e legjislacionit në fuqi në mënyrë tëlirë, të pavarur dhe autonome, pa kufizime, kundrejt çdo klienti, vendas ose tëhuaj, që ushtron veprimtarinë brenda ose jashtë vendit”, theksohet në vendimin e Gjykatës Administrative të datës 19.03.2026.

Në fund, Gjykata Administrative ka vendosur shfuqizimin e masës së marrë nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë për pezullimin e licencës së avokatit për avokaten Alma Muda.

Ky vendim e quan të paligjshëm vendimin e Dhomës së Avokatisë të drejtuar nga Maks Haxhia për pezullimin e licencës së avokatit për shkak të bojkotit.
Maks Haxhia me bojkotin e avokatëve të bërë së fundi ka marrë "peng" Dhomën Kombëtare të Avokatisë për interesat e klientëve të tij në GJKKO për të shtyrë seancat e kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës me 13 akuza për 5 vepra të rënda penale, Erion Veliaj, dhe bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa.
Maks Haxhia ka kërcënuar avokatët se do t'u pezullojë licencat në qoftë se thyejnë bojkotin e vendosur nga ai, i cili i ndalon të shkojnë në seancat gjyqësore vetëm në GJKKO.
Disa avokatë që janë paraqitur në seancë kanë thënë se 'ne duam të marrim pjesë, po qëndrojmë në sallë, por nuk mund të marrim sepse na kërcënon Maks Haxhia me heqjen e licencës'.
Bazuar në rastin e shqyrtuar nga Gjykata Administrative në vendimin e datës 19 mars të 2026, pezullimi i licencës së avoktatit për shkak të bojkotit është i paligjshëm, kësisoj i paligjshëm është edhe vendimi aktual i marrë nga Maks Haxhia së fundi për interesa të klientëve të tij./ CNA

Maks Haxhia ka marrë "peng" Dhomën Kombëtare të Avokatisë për interesat e klientëve të tij në GJKKO për të shtyrë seancat e kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës me 13 akuza për 5 vepra të rënda penale, Erion Veliaj, dhe bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa.
CNA ka siguruar një vendim të Gjykatës Administrative të dhënë me 19 mars të vitit 2026 në lidhje me pezullimin e licencës së avokatit për shkak të bojkotit, i cili thekson se pezullimi i licencës së avokatit është i paligjshëm.
(Vendimin e plotë të Gjykatës Administrative dhe arsyetimin do ta sjellim në një tjetër shkrim pasardhës.)
Maks Haxhia ka kërcënuar avokatët se do t'u pezullojë licencat në qoftë se thyejnë bojkotin e vendosur nga ai, i cili i ndalon të shkojnë në seancat gjyqësore vetëm në GJKKO.
Ky bojkot, i cili mban peng avokatët, është vendosur pas nxjerrjes së një rregulloreje nga kreu i kësaj gjykate, Erjon Bani, rregullore, e cila është, në fakt, e konsultuar edhe me partnerët ndërkombëtarë dhe deri tani asnjë institucion ndërkombëtar, përfshirë këtu ambasadën e SHBA-së apo BE-së dhe institucione të tjera, nuk kanë reaguar kundër kësaj rregulloreje, pasi është e gjitha në standardet dhe në përputhje me rregullat e Bashkimit Europian.
Por është gjetur si “kalë beteje” nga Maks Haxhia për të bojkotuar, kur, në fakt, problemi shqetësues qëndronte te gazetarët, të cilët duhet të mbajnë telefonat dhe duhet të raportojnë live.
Pse i duhet telefoni një avokati në seancë gjyqësore, kur nga ana tjetër sapo dalin foto apo materiale nga gjykata, bërtasin dhe ulërasin 'pse po dalin provat'? Kjo është një gjë shumë kontradiktore.
Qëllimi i Maks Haxhisë është të shtyjë pa mbarim seancat në lidhje me disa klientë të tij, ku kuptohet tani: ka Ergys Agasin, Ajola Xoxën që lidhet me çështjen e Veliajt e të tjerë.
Disa avokatë që janë paraqitur në seancë kanë thënë se 'ne duam të marrim pjesë, po qëndrojmë në sallë, por nuk mund të marrim sepse na kërcënon Maks Haxhia me heqjen e licencës'.
Kur, në fakt, heqja e licencës për shkak të bojkotit është konsideruar e paligjshme nga Gjykata Administrative.
VIJON…./ CNA
Avokati i krimit, bandave, por edhe i politikanëve të korruptuar që shfaqet si një njeri që kryen detyrën në zbatim të ligjit, njeriu që ka marrë peng prej 30 vjetësh Dhomën e Avokatisë, së fundmi është shfaqur në një intervistë ku ka folur në emër të Ergys Agasit.
Ky i fundit është personi më i përfolur i ditëve të fundit, pasi SPAK-u kërkoi disa masa sigurie në gjykatë, me fakte dhe prova të gjetura nga hetime, por edhe të zbërthyera nga telefonat e Ergys Agasit gjatë momentit të arrestimit të tij.
Maksim Haxhia ka dalë publikisht dhe ka thënë disa gënjeshtra si ato që i përmend shpesh, ku e para fillon me faktin se klienti i tij nuk e ka takuar Vlora Hysenin dhe nuk ka pasur me të kontakte të vazhdueshme.
Së pari, në vendimin e GJKKO-së, sipas provave të dhëna nga SPAK-u dhe materialeve të gjetura në telefonin e Ergys Agasit janë 508 komunikime në dy muaj.


Nuk kanë pasur takime të shpeshta. Mund të mos ketë pasur takime të shpeshta, pasi prej 9 muajsh Ergys Agasi ka qenë në arrati.
-Mos vallë Ergys Agasi takimet i ka pasur para arratisë?
-Mos vallë Vlora Hyseni ka shkuar në ndonjë vend të caktuar me ndonjë makinë private?
Këto janë pyetjet për të cilat Maks Haxhia duhet t?u japë përgjigje gazetarëve.
Nuk po flasim për këto intervistat që i kërkon vetë apo dalin me porosi nga burgu i Bradasheshit, por po flasim për pyetje të vërteta, jo për mashtrimet që kërkon t?i bëjë opinionit publik, Maks Haxhia.
Sa për faktin është lidhja në aset apo shërbim, sipas këtij dokumenti që ne publikojmë, është vetë Vlora Hyseni, ish-drejtoresha e SHISH, e cila thotë se kam pasur bashkëpunim.

Tani tjetër deklaron ish-shefja e SHISH dhe tjetër deklaron avokati i Ergys Agasit në emër të këtij të fundit.
Deklarimet janë aty dhe e vërteta është vetëm një, nuk mund të jenë dy. Ose ka pasur bashkëpunim, ose ka pasur një marrëdhënie përtej saj, që janë këto historitë e tjera që i përkasin jetës së tyre private.
Ajo që deklaron Maks Haxhia, nëse kanë qenë apo jo bashkëpunëtorë, do të sqarohet shumë shpejt. Marrëdhënia mes tyre ka qenë diçka tjetër.
Sërish, sipas vendimit të gjykatës, SPAK-u ka çuar prova të dokumentuara duke saktësuar se në makinën me targa (GG444AA), ?janë sekuestruar, ndër të tjera, 9 (nëntë) printime me letër formati të madh, në cilat paraqiten diagrame me të dhëna të ngjashme me ato të prodhuara nga Shërbimi Informativ i Shtetit, të cilat i ka pranuar edhe Vlora Hyseni, pra ish-drejtuesja e SHISH, por ka thënë se do t?i çojë përgjigjen me një dokument të klasifikuar.

Ndërsa Ergys Agasi ka deklaruar se i ka lënë me qëllim që t?i gjejë SPAK-u. Këto janë deklarata të bëra para prokurorëve dhe janë qëndrime, të cilat i janë çuar gjykatës. Ergys Agasi thotë, po, i kam lënë me qëllim, Vlora Hyseni thotë, po, do të jap përgjigje. Maks Haxhia, nga ana tjetër, thotë nuk janë dokumente të tyre.

Ky i fundit thotë se nuk ka komunikime për radarët. Po. Ndoshta ato shkrimet e dala në media të caktuara me ?fikje radarësh? mund të jenë prodhuar me qëllim edhe nga portale e media afër Maks Haxhisë apo klientëve të tij, apo nga ata që mbrojnë Erion Veliajn, ose nga ata që sulmojnë SPAK-un.
Këta mund ta kenë prodhuar lajmin me një qëllim të caktuar për të krijuar pikërisht një kakofoni, një rrëmujë dhe për të rrëzuar seriozitetin e hetimit dhe besimin në opinionin publik mbi fakte dhe provat që lidheshin me skandalin e SHISH dhe marrëdhënien e Ergys Agasit me Vlora Hysenin.
Ndaj dhe nuk është ndonjë çudi që Maks Haxhia të jetë një nga strumbullarët e disa mashtrimeve që janë hedhur në opinionin publik, siç është rasti i ?fikjes së radarëve? që është përdorur rëndom nga ato portale, media dhe kanale komunikimi të lidhura me këtë avokat, pushtetin, sponsorizimet e vëllait të Erion Veliajt, mediat e korruptuara, media anonime apo gjobaxhie. Dhe ky është një fakt.
Faktet janë aty. Provat janë aty. Dokumenti është aty. Në lidhje me mesazhet që ne kemi publikuar, ato mund të mos i shërbejnë hetimit, apo ato siç pretendon Maks Haxhia, por ato janë pjesë e procesit hetimor.



Qytetarët shqiptarë duhet të dinë dhe të mësojnë të vërtetën se si një institucion si SHISH, ra në duart e Ergys Agasit, e si ra në duart e këtij të fundit Hipoteka, se si ky emëronte dhe shkarkonte ministra, se si ky individ lëvizte tentakulat e shtetit shqiptar, se si u kthye në një kryeministër të deleguar në detyrë me një pushtet jo të gjetur në rrugë, por të marrë nga Edi Rama dhe në finale faji nuk është i Ergys Agasit që mori gjithë shtetin dhe e futi në mes poshtë këmbëve të tij.
E nga ana tjetër, Maks Haxhia do të bëjë thjesht dhe vetëm atë që ka bërë gjithmonë. Do të përfundojnë në burgje shumë nga të pandehurit, ndërsa ai do të marrë paratë dhe do të pasurohet siç ka bërë këto 30 vjet.
Për më tepër edhe në raste kur persona që nuk duheshin dënuar fare, kanë bërë burgun dhe i kanë mbushur xhepat Maks Haxhisë, një avokat që mashtron publikisht, që kërkon të manipulojë opinionin mbi provat dhe vendimet e dhëna nga gjykata./ CNA
Kodi i ri i Procedurës Penale: Përndiqni, ...
Kambanë alarmi/ Ndotja e Lanës, fytyra e...
Kodi i ri i Procedurës Penale/ Qeveria u hap...
Propaganda e Veliajt qelb edhe më tej Lanën ...
Nga buronte pushteti i Ergys Agasit? 27 S...
Ekskluzive/ Si u zbërthye Vlora Hyseni nga...
Gjobëvënia përmes mediave dhe portaleve an...
Edhe njëherë për deputetin e mbështetur ng...
Pse mashtrojnë avokatët e Zdromsit 10 Sht...
Ahmetaj: Një anëtar i opozitës i afërt me ...
572 ditë në paraburgim/ Skemat e Erion Vel...
Një milion qytetarë, peng të një prokure ...
Fansi i Ramës: Edhe po s’më zgjidhi proble...
Shtet "karagjoz", nga bashkia e Veliajt te...
Mero Baze, në korin e korbave kundër SPAK-...
Lidhjet okulte të “One Albania”/ Nga ten...
FAKTET/ Ja fytyra e vërtetë e Irfan Hysenb...
Vijon prej 363 ditësh mashtrimi publik/...
Alarmi i heshtur i rinisë/ Kur euforia, dr...
Si po sulmohen nga krimi dhe mediat e push...
Kontolli i Lartë i Shtetit në Auditimin Tematik të Përputh...
Një denoncim i mbërritur në redaksinë e CNA nga një grup b...
Raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit ka zbuluar të dhë...
Rruga Tiranë-Elbasan ishte një nga projektet dhe investime...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimta...
Policia e Shkodrës ka vënë në pranga shtetasin L. M., 23 v...
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion 5-mujor ku k...
Policia ka identifikuar dhe ka arrestuar shtetasin me inic...
Ditën e sotme vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmo...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë një parashikim për kush...
Ditën e sotme vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmo...
Ballkani Perëndimor tashmë ka një kuadër të përbashkët për...
Kancelari gjerman Friedrich Merz e ka kritikuar ashpër viz...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një taki...
Vendimi për t'i dhënë Çmimin Nobel për Paqen për vitin 202...
Bashkëshorti i ish-nënpresidentes amerikane Kamala Harris,...
Osho dhe arti i të qenit. Të kesh është një mënyrë për të ...
Gjyqtarja, avokatja dhe aktivistja nga Afrika e Jugut, Nav...
Vallja e Osman Takës është përfshirë në Listën Kombëtare t...
Poetja, eseistja dhe përkthyesja kanadeze, Anne Carson, ka...
Bordi i Transparencës ka caktuar çmimet e reja të naftës d...
Shtrenjtimi i çmimeve të karburanteve prej muajsh vijon të...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe...
Kufiri maksimal i sigurimit të depozitave bankare në Shqip...