Vendimi i Gjykatës Administrative që kap në paligjshmëri Maks Haxhinë
Skandali/ Maks Haxhia merr masë të paligjs...
Skandali/ Maks Haxhia merr masë të paligjs...

Kancelari gjerman Friedrich Merz e ka kritikuar ashpër vizitën e ish-kancelarit Gerhard Schröder te presidenti rus Vladimir Putin. Merz është "thellësisht i indinjuar” për këtë takim, deklaroi në Berlin zëvendëszëdhënësi i qeverisë, Steffen Meyer. Sipas tij, kancelari e konsideron si "krejtësisht të pamoralshme” që Schröder të ketë festuar ditëlindjen e Putin-it së bashku me të.
"Vetëm Putin-i” mban përgjegjësi për luftën në Ukrainë. Urdhrat e tij shkaktojnë çdo ditë "vuajtje të pallogaritshme, viktima civile, familje të ndara, të vrarë dhe të plagosur”, tha Meyer. Ai shtoi se Rusia aktualisht nuk po tregon asnjë interes të dukshëm për t'i dhënë fund luftës apo për të zhvilluar negociata serioze.
Ministria e Jashtme gjermane dhe Ministria Federale e Brendshme njoftuan se nuk ishin informuar paraprakisht për udhëtimin e Schröder-it. As Ambasada Gjermane në Moskë nuk i kishte ofruar atij mbështetje.
Kritika të ashpra nga të gjitha anët
"Turpi mezi mjafton për ta përshkruar këtë”, shkroi sekretarja e përgjithshme e partisë konservatore në pushtet, CDU, Franziska Hoppermann, në platformën "X". Me fjalët "Shampanjë, havjar dhe bomba”, ajo iu referua faktit se gjatë festës në Moskë, fëmijë ukrainas humbën jetën si pasojë e sulmeve ruse. Rusia e sulmoi Ukrainën të mërkurën, ditën e 74-vjetorit të lindjes së Putin-it, me raketa dhe dronë luftarakë. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky deklaroi se nga sulmet humbën jetën të paktën 25 persona dhe u plagosën më shumë se 100 të tjerë. Ai e quajti sulmin një "dhuratë ditëlindjeje për Putin-in”.
Politikania e të Gjelbërve, Katrin Göring-Eckardt, shkroi në platformën "X": "Një turp për Gjermaninë. Një tradhti ndaj Europës. Një dëm për paqen.”
"Një turp i pashembullt”
Kryetarja e Komisionit të Mbrojtjes në Parlamentin Evropian, Marie-Agnes Strack-Zimmermann nga FDP-ja liberale, e quajti Gerhard Schröderin "pensionisti më i pacipë i Gjermanisë”. "Aq i sëmurë sa të mos paraqitet në komisionet hetimore (me një burnout shumë të rëndë), por për mandatet e paguara mirë në Rusi dhe për festën e ditëlindjes në shtëpinë e kriminelit të luftës Putin, qenka ende në gjendje. Një turp i pashembullt”, tha ajo. Stegner nga SPD-ja mbron Schröderin
Një vlerësim ndryshe vjen nga vetë partia e Schröderit. Politikani socialdemokrat për çështjet e jashtme, Ralf Stegner, mbrojti vizitën dhe iu referua lidhjeve që ish-kancelari ka me presidentin rus.
"Schröder mund të hapë dyer te Putini”, deklaroi Stegner për gazetën Tagesspiegel. Sipas tij, ish-kancelari është një nga të paktët njerëz në Gjermani që ende kanë qasje të drejtpërdrejtë te Putini.
"Nëse vizita e Schröderit i ka shërbyer paqes qoftë edhe për një milimetër, atëherë kjo vizitë ka qenë e suksesshme”, deklaroi Stegner. Ai tha se është i bindur që Schröder nuk e ka inkurajuar presidentin rus të vazhdojë luftën.
Në një intervistë për portalin e lajmeve t-online, Stegner theksoi gjithashtu: "Gerhard Schröder nuk është politikan aktiv, ai ishte atje si person privat. Nuk duhet të bëjmë në Gjermani gjueti shtrigash sa herë që një ish-kancelar udhëton në Moskë.”
Ndërkohë, kryetari i SPD-së, Lars Klingbeil, e kritikoi vizitën te Putini si "krejtësisht të papranueshme”. Ai i tha gazetës Süddeutsche Zeitung: "Rusia po zhvillon një luftë brutale agresioni kundër Ukrainës dhe ka sjellë vuajtje të pallogaritshme për njerëzit atje.” Që në muajin maj, Putini e kishte përmendur Schröderin si një ndërmjetës të mundshëm në luftën kundër Ukrainës. Qeveria gjermane kishte reaguar atëherë me skepticizëm.
Sipas Kremlinit, Schröder fillimisht kishte udhëtuar në Moskë për arsye biznesi. Thuhet se Putini kishte mësuar për praninë e tij nga raportimet në media. "Presidenti e ftoi mikun e tij të vjetër në shtëpinë e vet”, njoftoi Kremlini në platformën Telegram./ DW
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një taki...
Vendimi për t'i dhënë Çmimin Nobel për Paqen për vitin 202...
Bashkëshorti i ish-nënpresidentes amerikane Kamala Harris,...
Presidentët Frank-Walter Steinmeier dhe Emmanuel Macron po...
El Niño pritet të forcohet gjatë muajve të fundit të vitit...
Një hulumtim nga Opodo ka zbuluar se si mediat sociale po ...
Paga më të larta për mësuesit janë ndër kërkesat e sindika...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e ka kritikuar ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha të premten se pres...
Katie Zacharia është zgjedhur si sekretarja e re e shtypit...
Një tërmet shumë i fortë, me magnitudë 7.6 të shkallës Rih...
Kirurgu i njohur Alexander Aslani është ekzekutuar në klin...
Një burrë i ka vrarë dy njerëz dhe e ka plagosur një tjetë...
Votuesit në qytezën peruane Queropalca kanë zgjedhur kryeb...
Policia Kombëtare e Ekuadorit, në bashkëpunim me Prokurori...
Kuvendi i Kosovës i miratoi më 6 tetor ndryshimet në Ligji...
Prokurorët federalë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kan...
Shërbimet hekurudhore në Norvegji janë ndërprerë përkohësi...
Dhjetëra njerëz janë vrarë nga një sulm rus në qytetin ukr...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, siguroi se Uashingtoni...
Kontolli i Lartë i Shtetit në Auditimin Tematik të Përputh...
Një denoncim i mbërritur në redaksinë e CNA nga një grup b...
Raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit ka zbuluar të dhë...
Rruga Tiranë-Elbasan ishte një nga projektet dhe investime...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimta...
Policia e Shkodrës ka vënë në pranga shtetasin L. M., 23 v...
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion 5-mujor ku k...
Policia ka identifikuar dhe ka arrestuar shtetasin me inic...
Ditën e sotme vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmo...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë një parashikim për kush...
Ditën e sotme vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmo...
Ballkani Perëndimor tashmë ka një kuadër të përbashkët për...
Kancelari gjerman Friedrich Merz e ka kritikuar ashpër viz...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një taki...
Vendimi për t'i dhënë Çmimin Nobel për Paqen për vitin 202...
Bashkëshorti i ish-nënpresidentes amerikane Kamala Harris,...
Osho dhe arti i të qenit. Të kesh është një mënyrë për të ...
Gjyqtarja, avokatja dhe aktivistja nga Afrika e Jugut, Nav...
Vallja e Osman Takës është përfshirë në Listën Kombëtare t...
Poetja, eseistja dhe përkthyesja kanadeze, Anne Carson, ka...
Bordi i Transparencës ka caktuar çmimet e reja të naftës d...
Shtrenjtimi i çmimeve të karburanteve prej muajsh vijon të...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe...
Kufiri maksimal i sigurimit të depozitave bankare në Shqip...