10 Tetor 2026, 14:43
Nga E. D
Inez Hajrrulla
TIRANË-Një ditë përpara se në media të dilte lajmi se i shumëkërkuari i drejtësisë shqiptare, Inez Hajrulla mund të ishte marrë peng pasi rezultonte se kishte humbur kontaktet me familjen, të tjera informacione dalin në dritë. ZËRI ka mundur të zbulojë ekskluzivisht se mesditën e të mërkurës një telefonatë ka ngritur në këmbë Policinë. Informacioni ka qenë se në një nga dhomat e një hoteli në Vaqarr ndodhej Hajrulla në shoqërinë e një vajze.
Menjëherë shërbimet e Komisariatit nr.6 bashkë me shërbimet mbështetëse kanë shkuar në ambientet e hotelit për të bërë verifikimet e para. Nga kontrolli ka rezultuar se Hajrulla nuk ndodhej në hotel në atë moment. Policia po verifikon edhe nëse Hajrulla është lajmëruar përpara se Policia të shkonte në hotel. Paralelisht janë marrë edhe kamerat e hotelit në fjalë ndërsa janë pyetur klientët dhe stafi në lidhje me përshkrimin e “El Padrinos” së Vlorës.
Të nesërmen, në media ka dalë lajmi se Hajrulla është marrë peng.
Atëherë çfarë ka ndodhur?
Burime i thanë ZËRI, se policia është duke i verifikuar të dyja pistat, edhe të një inskenimi të mundshëm të ngjarjes por edhe të një zhdukjeje nga kundërshtarët e tij. Babai i tij, Robert Hajrulla, ende nuk ka bërë kallëzim për zhdukjen por ka konfirmuar se prej 2 ditësh nuk ka kontakt me të birin.
A ishte dritarja kohore e largimit nga hoteli, momenti ideal për të ndërtuar një inskenim tani që Policia i është afruar kaq shumë Hajrullës, apo është shfrytëzuar kjo kohë nga kundërshtarët e tij për tu rrëmbyer?
Kjo mbetet për tu parë. Por aktualisht, Policia është duke bërë verifikimet për të zbuluar çfarë ka ndodhur me një nga personazhet më të kërkuara të botës së krimit në Shqipëri, i akuzuar për një sërë ngjarjesh kriminale./ZËRI
inez hajrrulla
Aktualitet
10 Tetor 2026, 14:32
E. D
pamjet
VLORË- Reshjet intensive të shiut kanë shkaktuar prezencë të ujit në disa zona të qytetit të Vlor...
Aktualitet
10 Tetor 2026, 11:54
I.A
Gjykata e Tiranes
TIRANË- Gjykata Penale ka vendosur të shpallë të paligjshëm arrestimin e Edison Likes dhe Fatjon Rrapajt, të...
Aktualitet
10 Tetor 2026, 11:44
I.A
KOSOVË- Autoritetet në Kosovë e kanë dërguar në paraburgim një burrë nën dyshimin për vrasjen e dy personave...
Aktualitet
10 Tetor 2026, 10:50
I.A
Armet
SHIJAK- Një 32-vjeçar është arrestuar në Shijak, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij policia gjeti dy ar...
Aktualitet
10 Tetor 2026, 10:40
I.A
Nafta
TIRANË- Bordi i Transparencës ka përcaktuar çmimet e reja të shitjes së naftës dhe benzinës në Shqip&e...
Aktualitet
10 Tetor 2026, 10:34
I.A
Arrestimi
TIRANË-Një magazinë ku modifikoheshin me programe ilegale, makineta të kontrabanduara, të cilat iu shiteshin organi...
Aktualitet
10 Tetor 2026, 07:43
I.A
Moti
TIRANË- Vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti pa...
Aktualitet
9 Tetor 2026, 23:00
E.d
Viktima
TIRANË - Motra e Renis Dobrës ka ndarë një mesazh prekës në rrjetet sociale, 15 muaj pas vrasjes së të v&eu...
Aktualitet
9 Tetor 2026, 22:50
E.d
Pamje
TIRANË - Një dosje e ardhur nga Italia për aktivitetin e call centerave ka vënë në lëvizje Prokurorinë e Posa...
Aktualitet
9 Tetor 2026, 22:35
E.d
Foto ilustruse
Në korrik të këtij viti, në media u raportua se “vila e partisë” në fshatin Mborje të Kor&cce...