POLITIKË /

Wendt takohet me deputetë të opozitës, shmang Berishën

Ndërkohë që kryedemokrati pretendon se i është hequr non-grata nga SHBA, mungesa e takimit të tij me ambasadorin amerikan tregon të kundërtën.

Shkruar nga Versus

Wendt takohet me deputetë të opozitës, shmang Berishën

Sali Berisha, është shmangur sot për të dytën herë nga takimi me ambasadorin amerikan Eric Wendt i cili nuk e kishte ftuar as në pritjen e organizuar në ambasadën e SHBA në Tiranë.

Wendt i shoqëruar nga dy senatorë amerikanë të cilët që po qëndrojnë këto ditë në Shqipëri, zhvilluan një takim me disa deputetë demokratë, Oerd Bylykbashi, Jorida Tabaku, Ivi Kaso dhe deputetë të tjerë nga partitë e vogla.

Më herët sot, ambasadori dhe dy senatorët amerikanë zhvilluan edhe një takim në prokurorinë e Posaçme me kreun e këtij institucioni Klodian Braho dhe kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Joni Keta. Versus.al

Poll