Reshje intensive, shtrëngata dhe rrezik për vërshime në dy qytete, IGJEO paralajmëron: Kujdes!

Aktualitet

Reshje intensive, shtrëngata dhe rrezik për vërshime në dy
Instituti i Gjeoshkencave paralajmëron për reshje intensive në qarkun e Vlorës dhe reshje mesatare deri lokalisht intensive në qarqet Berat, Korçë dhe Gjirokastër gjatë pasdites së sotme dhe ditës së nesërme.

Shtrëngatat mund të sjellin rrëshqitje dherash dhe vërshime uji në zonat urbane.

Sipas parashikimit të IGJEO-s, reshjet me intensitet të lartë do të përqendrohen në qarkun e Vlorës. Në qarqet Berat, Korçë dhe Gjirokastër priten reshje mesatare deri lokalisht intensive, ndërsa në qarqet e tjera parashikohen reshje me intensitet mesatar.

Instituti paralajmëron se reshjet intensive dhe shtrëngatat mund të krijojnë problematika të ndryshme, përfshirë rrëshqitje të dherave dhe vërshime të ujit në zonat urbane.

Rreziku për vërshime në qarqet Durrës dhe Vlorë do të varet edhe nga gjendja dhe kapaciteti i sistemeve të kanalizimeve.

Sa i përket temperaturave, në zonat bregdetare ato pritet të luhaten nga 18 deri në 20°C, në vendet e ulëta nga 17 deri në 20°C, ndërsa në zonat malore nga 12 deri në 17°C.

Sipas IGJEO-s, era gjatë pasdites së sotme dhe ditës së nesërme pritet të fryjë me intensitet të lehtë deri mesatar, ndërsa në momente të caktuara mund të jetë e fortë.

 


 

ME TE LEXUARAT