Një tjetër udhëtim në botën e artit me Artkand! Në këtë episod, Klemi Sinakolli sjell perspektivën e kritikës së filmit. Historitë dhe vlerat artistike të dy veprave të Petro Kokushtës. Kristanja Çene na njeh me universin provokues të ekspozitës “NO MERCY”, ndërsa kuratorja Anila Mema rrëfen historinë e ekspozitës “Ibrahim Kodra – Deti dhe Muzika”, me 41 vepra që zbulojnë botën e një prej artistëve më të rëndësishëm shqiptarë të shekullit XX.