Policia po vijon operacionin e koduar Shkolla të Pastra, ku ka goditur një tjetër rast të tentativës së shitjes së lëndëve narkotike pranë institucioneve arsimore. Në pranga ka përfunduar një 15 vjeçar në Shkodër I cili u kap afër një shkolle në lagjen Vasil Shanto. Gjatë kontrollit fizik dhe në banesë, të miturit iu gjetën dhjetëra doza të lëndës së dyshuar narkotike Cannabis Sativa, që dyshohet se i posedonte me qëllim shitjen tek nxënësit e tjerë. Lidhur me rastin hetuesit po vijojnë punën me qëllim identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.