web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

ZYRTARE/ Partizani përforcohet para derbit me Tiranën

10 Tetor 2026, 15:07, Sport CNA

ZYRTARE/ Partizani përforcohet para derbit me Tiranën

Klubi i Partizanit ka zyrtarizuar goditjen e radhës, duke afruar mesfushorin ofensiv Sebastjan Spahiu.

26-vjeçari shkodran u është bashkuar "Demave të Kuq" me parametra zero pas eksperiencës së tij te Shkëndija e Tetovës.

Zyrtarizimi i këtij transferimi vjen pikërisht një ditë përpara sfidës derbi ndaj Tiranës, e vlefshme për javën e gjashtë. Spahiu ka firmosur një kontratë dyvjeçare me opsion rinovimi edhe për një tjetër sezon në kryeqytet.

Transferimi i mesfushorit u realizua falë ndërmjetësimit dhe angazhimit të ish-sulmuesit të njohur të kuqve, Xhevahir Sukaj. Lojtari u prezantua zyrtarisht nga presidenti Gazment Demi, i cili i uroi mirëseardhjen në familjen e kuqe.

Mesfushori numëron gjithashtu një paraqitje me Kombëtaren shqiptare, ku debutoi në shtator të vitit 2024 nën drejtimin e Silvinjos. Më parë gjatë karrierës së tij, Spahiu ka mbajtur edhe fanellat e Egnatias, Laçit si dhe disa klubeve në Spanjë.





Lajmet e fundit nga