Raporti që nxjerr “lakuriq” Bashkinë e Tiranës
Skandal te Liqeni Artificial/ Kanalet e bl...
Skandal te Liqeni Artificial/ Kanalet e bl...

Me një sinqeritet që rrallë i shpëton kontrollit të pushtetit, na ka dhuruar një dokument të jashtëzakonshëm mbi gjendjen e parlamentarizmit shqiptar.
Ky shënim meriton t’u përcillet Marta Kos, Ursula von der Leyen, ambasadores së Bashkimit Europian, ambasadorit amerikan, kancelerive europiane dhe çdo përfaqësie diplomatike në Tiranë. Jo si denoncim i opozitës, por si dëshmi e nënshkruar, me zë, figurë dhe shkronja e një deputeti të mazhorancës për katandisjen e demokracisë, parlamentarizmit dhe votës në Shqipëri. Dhe po shprehet ish-zëvendëskryeministri, nëse lipset për të kuptuar më mirë se nga ç’afërsi me pushtetin po flitet.
Pavarësisht disiplinës antidemokratike brenda Partisë Socialiste, një deputet Kuvendi që pohon se megjithëse ligji është i gabuar, se ndryshon sipas tij brutalisht jetën e qytetarëve, se megjithëse u imponua me autoritet absolut nga kryeministri, deputeti vetë u nënshtrua për mos t’u përjashtuar nga grupi, duke votuar gjithsesi një ligj të keq e antidemokratik.
Ja ku e keni demokracinë parlamentare shqiptare, të përshkruar pa përkthyes, pa burokratë dhe pa nevojën e ndonjë raporti të lobuar ndërkombëtar. Në Shqipërinë që kryeson grupin e vendeve për t’u integruar në BE, deputeti e ka të lirë ndërgjegjen deri sa nuk ia vendos kufirin tek thana kryeministri. Dmth parlamenti i një vendi që mëton të hyjë në shtëpinë ngritur mbi themelet e Kritereve të Kopenhagës, sipas vetë deputetit është një noter i rëndomtë i ekzekutivit.
Rama ka ndërtuar këtë model pushteti, por Braçe na shpjegoi mekanizmin që e mban në funksionim, njerëzit që megjithëse e dinë, kuptojnë dhe artikulojnë me saktësi deformimin i sigurojnë votat autokratit arrogant.
Ndaj faleminderit z. Braçe. Na dëshmuat çfarë pushteti ka Rama, na treguat edhe çfarë është deputeti në shtet-pushtetin e tij.
Faleminderit për autopsinë e parlamentarizmit, firmosur nga një prej anëtarëve të vet që sapo i kish matur pulsin dhe kish votuar si të qe shëndoshë e mirë!
Kjo sa i takon vlerës që kanë ato fjalë për ndërkombëtarët.
Por pak fjalë për ne që ende jetojmë këtu, rrisim fëmijë e kujdesemi për pleqërinë e prindërve. Për ne të shpopulluarit pa mëshirë, kundërshtarë të këtij sistemi përçudnues të dinjitetit e përçmues të meritës.
Nëse një deputet voton për të ruajtur vendin e tij në grup, pavarësisht bindjes për dëmin që sjell ligji, problemin nuk e ka veç me kryeministrin që imponon, kërcënon e përjashton nga grupi. Por edhe me veten, që pranon imponimin dhe më pas kërkon t’i njihet si meritë fakti se e ka kuptuar.
Nëse deputeti e quan kundërshtimin me fjalë sakrificë, cila është ajo? Sepse nga sa lexojmë u sakrifikua ekzakt ajo që duhej të mbrohej, vota e lirë.
Për më tepër, askush nuk ia merr automatikisht mandatin deputetit, nëse përjashtohet nga grupi parlamentar. Mund të humbasin privilegje partiake, ndikim pushteti, por jo të drejtën për të përfaqësuar zgjedhësit, që votën ua dhanë mu bash për t’i mbrojtur.
Kjo do të mbetet në histori, përshkrimi me saktësi tronditëse i mekanizmit antidemokratik të vendimmarrjes dhe mandej pjesëmarrja për të mbetur pjesë e tij. E atij mekanizmi që mbahet fort, përpos çdo monstruoziteti edhe nga ata që e denoncojnë shantazhin e kërcënimin si formë ekzistence, por njëkohshëm e shpërblejnë duke iu bindur…për një vend pune.
Sot është e premte, ditë e xhuma, ditë e shenjtë për besim...
Arroganca e diktati vijojnë të mbeten ndër problemet më të...
Në Kuvend pati një debat maratonë për reformën territorial...
Le të flasim për drejtësinë! 63 magjistratë përfunduan kë...
Askush nuk priste që ndonjë deputet i PS-së të votonte kun...
Letër mirënjohjeje e Diellës për gjyqtarët e Gjykatës Kush...
Qe kryeministër pas 1997 dhe e lëshoi pa frena gojën. Çfarë ...
Shqipëria po kalon një realitet kritik. Kur të rinjtë e ka...
Në Shqipëri duket se ka lindur një kategori e re protestue...
Shumica socialiste është në prag të një prej ballafaqimeve m...
Sot, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, pub...
Fillon viti akademik 2026-2027 - thotë MAS. Nuk e di pse q...
Muzikën na e kompozon kurvari me ofshama seksi. Tekstin e ...
Edi Rama ka ushtruar gjithë eksperimentet e trillet e tij ...
Perenditë jetojnë në Olimp, ashtu si njerëzit në tokë. Nës...
Sa kishte rënë muzgu. Isha gati të bëja një shëtitje nga p...
Në marsin e vitit 1809, Europa dridhej nën ankthin e një ...
Gazetarja e CNA në Korçë, Iris Rrezhda, është fyer e kërcë...
Një protestë mund ta godasë pushtetin në fillim dhe ta ndi...
Pak ditë më parë qeveria Rama prezantoi draft Kodin e Proc...
Kontolli i Lartë i Shtetit në Auditimin Tematik të Përputh...
Një denoncim i mbërritur në redaksinë e CNA nga një grup b...
Raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit ka zbuluar të dhë...
Rruga Tiranë-Elbasan ishte një nga projektet dhe investime...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimta...
Policia e Shkodrës ka vënë në pranga shtetasin L. M., 23 v...
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion 5-mujor ku k...
Policia ka identifikuar dhe ka arrestuar shtetasin me inic...
Ditën e sotme vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmo...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë një parashikim për kush...
Ditën e sotme vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmo...
Ballkani Perëndimor tashmë ka një kuadër të përbashkët për...
Rusia e ka sulmuar të shtunën qytetin juglindor të Ukrainë...
Kancelari gjerman Friedrich Merz e ka kritikuar ashpër viz...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një taki...
Vendimi për t'i dhënë Çmimin Nobel për Paqen për vitin 202...
Osho dhe arti i të qenit. Të kesh është një mënyrë për të ...
Gjyqtarja, avokatja dhe aktivistja nga Afrika e Jugut, Nav...
Vallja e Osman Takës është përfshirë në Listën Kombëtare t...
Poetja, eseistja dhe përkthyesja kanadeze, Anne Carson, ka...
Bordi i Transparencës ka caktuar çmimet e reja të naftës d...
Shtrenjtimi i çmimeve të karburanteve prej muajsh vijon të...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe...
Kufiri maksimal i sigurimit të depozitave bankare në Shqip...