web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Play off” për Botërorin, Shqipëria e vajzave mposhtet nga Uellsi

10 Tetor 2026, 15:04, Sport CNA

“Play off” për Botërorin, Shqipëria e vajzave

Kombëtarja e vajzave u mposht 0-1 nga Uellsi në “Loro Boriçi”, në duelin e vlefshëm për raundin e parë të play-off-it të Botërorit 2027.

Pjesa e parë ishte e ekuilibruar, me të dyja skuadrat që qarkulluan topin dhe kërkuan hapësirat drejt portës kundërshtare. Shqipëria krijoi disa mundësi të mira shënimi me Gresa Berishën, Fortesa Berishën dhe Qendresa Krasniqin, por ishte Uellsi që kaloi në avantazh në minutën e 21-të, me Rowe, e cila përfitoi nga një rrëmujë në zonë.

Në pjesën e dytë, Shqipëria rriti presionin dhe iu afrua disa herë golit të barazimit. Rasti më i pastër erdhi me Fortesa Berishën, e cila fillimisht u ndal nga portierja kundërshtare dhe më pas goditi traversën, në një aksion që mund të kishte ndryshuar fatin e takimit.

Në minutën e 66-të, Qendresa Krasniqi dërgoi topin në rrjetë, por goli u anulua për pozicion jashtë loje të Fortesa Berishës. Sulmuesja kuqezi pati edhe një tjetër mundësi të artë, por topi përfundoi mbi traversë.

Pavarësisht humbjes minimale, Shqipëria tregoi se mund të rivalizojë denjësisht me Uellsin dhe do të udhëtojë drejt ndeshjes së kthimit me besimin se kualifikimi mbetet i mundur.

Sfida e dytë do të luhet më 13 tetor, në orën 20:15, në Uells.





Lajmet e fundit nga