E shtunë, 10 Tetor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Aksident në autostradën Levan- Tepelenë, lëndohen dy persona

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në autostradën Levan-Tepelenë, në vendin e quajtur Fratar.

Sipas informacioneve paraprake, dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin, ndërsa si pasojë e përplasjes së fortë kanë mbetur të lënduar të dy drejtuesit e mjeteve.

Reklamë

Të lënduarit janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Fierit, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Reklamë

Ndërkohë, po merren masa për disiplinimin e trafikut në këtë segment rrugor.

Paraprakisht, dyshohet se shkak i aksidentit mund të ketë qenë shpejtësia e lartë, e kombinuar me lagështirën në rrugë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.