
Reshjet e dendura të shiut kanë krijuar probleme këtë të shtunë në disa zona të Vlorës, ku uji ka mbuluar pjesë të rrugëve dhe ka vështirësuar qarkullimin. Situata më problematike paraqitet në lagjen “Pavarësia”. Banorët thonë se pusetat janë bllokuar nga gurë dhe materiale inerte, duke penguar largimin e ujërave.
Në disa segmente, uji ka qëndruar në rrugë dhe pranë banesave, ndërsa qytetarët shprehen të shqetësuar se reshjet e tjera mund ta përkeqësojnë situatën. Banorët kërkojnë ndërhyrje për pastrimin e pusetave dhe kanaleve kulluese, në mënyrë që reshjet e forta të mos sjellin përsëri probleme në zonë.