AKTUALITET /

Arrestohet 51-vjeçarja gjermane në Kakavijë, i gjenden pistoletë dhe 141 gramë kanabis në makinë

Gjatë kontrollit, në automjet u gjet një pistoletë me mulli, së bashku me municionin përkatës, si dhe 6 kavanoza dhe 3 qese hermetike me kanabis

Shkruar nga Versus

Arrestohet 51-vjeçarja gjermane në Kakavijë, i gjenden

Një 51-vjeçare gjermane është arrestuar në pikën kufitare të Kakavijës, pasi gjatë kontrollit të automjetit të saj, policia zbuloi një armë zjarri dhe rreth 141 gramë lëndë të dyshuar narkotike kanabis.

Në kuadër të operacionit të koduar “Risku 2”, shërbimet e Policisë Kufitare, në bashkëpunim me autoritetet doganore dhe Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në Gjirokastër, kaluan për kontroll të imtësishëm automjetin dhe rulotin që drejtohej nga shtetasja gjermane Alexandria Maria Schirmer.

Gjatë kontrollit, në automjet u gjet një pistoletë me mulli, së bashku me municionin përkatës, si dhe 6 kavanoza dhe 3 qese hermetike me kanabis, me peshë totale rreth 141 gramë.

Pas konstatimit të sendeve të paligjshme, 51-vjeçarja u arrestua në flagrancë.

Policia sekuestroi armën e zjarrit, municionin, lëndën e dyshuar narkotike, automjetin me rulotin dhe një celular.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprat penale të dyshuara të trafikimit të narkotikëve dhe trafikimit të armëve dhe municioneve./Versus.al

Poll