AKTUALITET /

Aksident në aksin Levan-Tepelenë, makinat përplasen ‘kokë më kokë’, dy të plagosur

Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin, ndërsa për pasojë kanë mbetur të plagosur të dy drejtuesit e mjeteve.

Shkruar nga Versus

Aksident në aksin Levan-Tepelenë, makinat përplasen

Një aksident rrugor është regjistruar pak minuta më parë në autostradën Levan-Tepelenë, në vendin e quajtur Fratar.

Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin, ndërsa për pasojë kanë mbetur të plagosur të dy drejtuesit e mjeteve.

Të lënduarit janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Fierit, ku po marrin ndihmën mjekësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit, si dhe për të normalizuar qarkullimin rrugor.

Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e lartë dhe lagështia në rrugë./Versus.al

Poll