Ernest Muçi vazhdon të shkëlqejë në Turqi, teksa ylli i Kombëtares është rikthyer me gol pas grumbullimit me Shqipërinë.

Në sfidën kundër Samsunsporit në kampionat, 25-vjeçari zhbllokoi sfidën në minutën e 28’.

Pas një topi të marrë në zonë, Muçi goditi me të djathtën duke ndëshkuar portierin kundërshtar.

Ky është goli i dytë për këtë sezon me Trabzonsporin, ndërsa shqiptari numëron edhe tre asiste.

Muçi gjithashtu ishte protagonist edhe me Kombëtaren shqiptare, ku shënoi një gol kundër Bjellorusisë.

Top Channel