Një kundërshtare e mundshme për Infantinon? UEFA shqyrton kandidaturën për kreun e FIFA-s

Gara për presidencën e FIFA-s mund të pasurohet me një kandidaturë të papritur, pasi në diskutim janë përfshirë disa emra që mund ta sfidojnë Gianni Infantinon për drejtimin e organizatës më të rëndësishme të futbollit botëror.

Të lidhura

None found

Sipas raportimit të mediumit francez L’Equipe të shtunën, një grua mund të kandidojë përballë Infantinos në zgjedhjet e ardhshme presidenciale të FIFA-s, të planifikuara të zhvillohen në mars të vitit të ardhshëm në Rabat të Marokut.

Një prej alternativave që po shqyrton UEFA është Michele Kang, presidente e klubit francez Olympique Lyonnais dhe një nga personalitetet më të spikatura të futbollit të femrave.

Nëse do të merrte mbështetjen e UEFA-s, kandidatura e Kangut do t’i jepte një tjetër dimension përballjes për drejtimin e FIFA-s dhe do ta vendoste Infantinon përballë një sfide të re politike.

Kang gëzon ndikim të konsiderueshëm në futbollin e femrave, ndaj një përfshirje e saj në garën presidenciale do të përbënte një zhvillim të rëndësishëm për të ardhmen e këtij sporti.

Megjithatë, ajo nuk është e vetmja emër që po merret në konsideratë. Në mesin e figurave të tjera të përmendura është edhe Lise Klaveness, presidente e Federatës së Futbollit të Norvegjisë dhe një zë me peshë në futbollin evropian.

Deri tani, kandidaturat e mundshme ndodhen vetëm në fazën e shqyrtimit dhe asnjë prej tyre nuk është konfirmuar zyrtarisht.

Zgjedhjet e ardhshme pritet të jenë në qendër të vëmendjes, pasi çdo lëvizje lidhur me kundërshtarët e mundshëm mund të ndryshojë ekuilibrat në garën për presidencën e FIFA-s.


Shtuar më 10.10.2026 16:04

Quantcast