10 Tetor 2026, 15:42
Nga E. D
Aeroporti i Stambollit
TURQI- I vendosur në kryqëzimin e Evropës dhe Azisë, Stambolli ka qenë prej shekujsh një pikë e rëndësishme lidhëse mes kontinenteve. Sot, këtë rol po e forcon edhe në transportin ajror, pasi Aeroporti i Stambollit (iGA) ka lënë pas Heathrow-n e Londrës, duke u renditur i pari në botë për lidhjet ajrore. Sipas indeksit “Megahubs 2026”, të publikuar nga kompania OAG, aeroporti turk kryeson renditjen e qendrave ajrore me lidhjet më të mira ndërkombëtare.
“Më në fund ata kanë zënë pozicionin numër një”, thotë John Grant, analist kryesor në OAG, kompani që ofron të dhëna për industrinë e udhëtimeve.
Renditja bazohet në krahasimin e numrit të lidhjeve të mundshme mes fluturimeve ndërkombëtare dhe destinacioneve që shërben secili aeroport.
“Fitimi i vendit të parë është një arritje e rëndësishme për Aeroportin iGA të Stambollit dhe pasqyron pozicionin që kemi ndërtuar si një qendër globale e aviacionit”, tha për CNN drejtori ekzekutiv i aeroportit, Selahattin Bilgen.
Rritje e shpejtë dhe plane ambicioze
Aeroporti i Stambollit, me vlerë 12 miliardë dollarë, u hap në vitin 2018, rreth 32 kilometra larg qytetit, në anën evropiane. Terminali i tij prej 1.4 milionë metrash katrorë është më i madhi në botë nën një çati, ndërsa sipërfaqja e përgjithshme e aeroportit arrin në 76.5 milionë metra katrorë, më e madhe se Manhattan.
Mbi 84 milionë pasagjerë kalojnë çdo vit në këtë aeroport, i cili renditet ndër tetë më të ngarkuarit në botë. Synimi afatgjatë është që kapaciteti të arrijë në 200 milionë pasagjerë në vit, dyfishi i numrit që përpunon aktualisht aeroporti më i ngarkuar në botë, Hartsfield-Jackson Atlanta.
Aeroporti ka vënë në funksion pistën e katërt kryesore dhe synon të ketë gjithsej nëntë pista, gjashtë kryesore dhe tri rezervë. Pista e re, me gjatësi 2,820 metra, është e para e orientuar nga lindja në perëndim. Ajo synon të shkurtojë kohën e lëvizjes së avionëve në tokë dhe të ulë konsumin e karburantit.
Turkish Airlines, faktor kyç në sukses
Turkish Airlines përbën rreth 80% të fluturimeve në Aeroportin e Stambollit dhe është një nga faktorët kryesorë të suksesit të tij. Kompania operon në më shumë vende se çdo linjë tjetër ajrore, me një rrjet që përfshin 130 vende, dhe ka një flotë prej më shumë se 500 avionësh Boeing dhe Airbus.
Sipas Viktoriia Myroniuk, lektore e lartë e menaxhimit të transportit ajror në Universitetin Cranfield në Mbretërinë e Bashkuar, një flotë më e re krijon një përshtypje më të mirë te klientët. Ajo thekson se avionët e rinj janë edhe më efikasë në konsumimin e karburantit, duke i dhënë kompanisë një avantazh konkurrues dhe më shumë mundësi për të ofruar çmime tërheqëse.
“Efikasiteti dhe avantazhet e kostos që ofrojmë vazhdojnë të tërheqin linja ajrore të reja në rrjetin tonë çdo vit, dhe sot ne jemi një nga vetëm dy qendrat kryesore në të gjithë botën që i shërbejnë numrit më të madh të linjave ajrore”, tha për CNN drejtori ekzekutiv i aeroportit, Selahattin Bilgen.
Ai shtoi se aeroporti është projektuar që në fillim për të përballuar rritjen e kërkesës dhe për të mbështetur rolin e tij si një qendër e rëndësishme ndërkombëtare.
Pozicioni gjeografik dhe situata ndërkombëtare
Renditja e OAG-së për vitin 2026 është ndikuar edhe nga zhvillimet në Lindjen e Mesme dhe konflikti mes Rusisë dhe Ukrainës. Ndërsa disa aeroporte dhe rajone janë përballur me vështirësi, pozicioni gjeografik i Turqisë dhe marrëdhëniet e saj diplomatike i kanë dhënë Stambollit disa avantazhe.
Aeroporti ka më shumë hapësirë për zgjerim se disa nga konkurrentët e tij evropianë. Projekti për një pistë të tretë në Heathrow vazhdon të jetë i diskutueshëm për shkak të ndikimit mjedisor, ndërsa Schiphol i Amsterdamit ka një kufi prej 488,000 lëvizjesh avionësh në vit.
“Fakti që Aeroporti i Stambollit është paksa në periferi do të thotë se ata mund të operojnë 24/7”, thotë Myroniuk.
Ajo vlerëson gjithashtu programin e ndalesave të Turkish Airlines, i cili u mundëson pasagjerëve me fluturime lidhëse të vizitojnë Stambollin dhe në varësi të kushteve, të përfitojnë akomodim falas në hotelet partnere.
“Unë jam një nga ata pasagjerë të pafat që nuk mund të fle në bord”, thotë Myroniuk, duke iu referuar vështirësive gjatë fluturimeve ekonomike.
Sipas saj, ky program u jep udhëtarëve mundësinë të njihen me kulturën lokale dhe ta kthejnë një ndalesë të zakonshme në një përvojë turistike.
Stambolli pritet të ruajë epërsinë
Pavarësisht pasigurive ndërkombëtare, Grant mendon se Aeroporti i Stambollit do të vazhdojë të ruajë pozicionin e tij edhe në vitin 2027, nëse kushtet mbeten të krahasueshme me ato aktuale. Megjithatë, gjatë tre ose katër viteve të ardhshme, ai pret që aeroportet kineze të forcojnë pozitat e tyre, falë rritjes së fluturimeve ndërkombëtare të kompanive ajrore të vendit.
Rikthimi i fluturimeve drejt Lindjes së Mesme mund të ndikojë gjithashtu në renditjen globale. Për momentin, infrastruktura, rrjeti i gjerë i destinacioneve dhe mundësitë për zgjerim e mbajnë Aeroportin e Stambollit në krye të renditjes globale për lidhjet ajrore./Dosja.al
john grant aeroporti i stambollit
Bota
10 Tetor 2026, 14:55
E. D
pamjet
SHBA- Nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e të shtënave me armë zjarri në qytetin Erie, në ...
Bota
10 Tetor 2026, 12:39
I.A
UKRAINË- Rusia e ka sulmuar të shtunën qytetin juglindor të Ukrainës, Zaporizhja, duke i vrarë të paktën 11 persona, p&e...
Bota
10 Tetor 2026, 11:02
I.A
Donald Trump
SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump, ka kritikuar sërish vendimin për t’ia dhënë dikujt tjetër Çmimi...
Bota
10 Tetor 2026, 10:22
I.A
Kaja Kallas
BRUKSEL- Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Kaja Kallas, ka riafirmuar mbës...
Bota
10 Tetor 2026, 10:02
I.A
Foto Ilustruese
BRUKSEL- Bashkimi Evropian ka miratuar një bazë ligjore që u mundëson shteteve anëtare të dërgojnë ...
Bota
10 Tetor 2026, 09:54
I.A
Gerhard Schröder dhe Putin
GJERMANI- Kancelari gjerman Friedrich Merz e ka kritikuar ashpër vizitën e ish-kancelarit Gerhard Schrö...
Bota
10 Tetor 2026, 09:42
I.A
Pamjet
PANAMA- Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.7 ka goditur të premten Panamanë, duke shkaktuar dëme në nd&eum...
Bota
10 Tetor 2026, 09:07
I.A
Putin dhe Trump
SHBA- Detaje të reja mbi prapaskenat e marrëveshjes mes Donald Trump dhe Vladimir Putin për rritjen e eksporteve ruse të...
Bota
10 Tetor 2026, 08:37
I.A
Frank-Walter Steinmeier dhe Emmanuel Macron
Delegacioni gjerman nuk pa asgjë nga grevat e nxënësve në rrugët e Parisit. Autokolona...
Bota
10 Tetor 2026, 08:27
I.A
ARABIA SAUDITE- Një 24-vjeçar nga Sri Lanka është dënuar me vdekje në Arabinë Saudite për një koment në Fa...