Meteorologia Lajda Porja bëri parashikimin e motit, ku tha se kjo fundjavë do të jetë nën mbizotërimin e reshjeve, ndërsa fillimjava do të jetë me mot të qëndrueshëm.
Sipas saj, reshjet herë pas here do të jenë me intensitet të lartë, kryesisht në qytete si Shkodra, Lezha, Durrësi, Tirana dhe Elbasani. Ndërkohë, Porja theksoi gjithashtu se temperaturat do të jenë afërsisht 25 gradë, ndërsa shtoi se java e fundit e tetorit do të ketë sërish një episod të reshjeve.
“Ne sot presim që të kemi reshje. Reshjet do të jenë si fillim në veri rreth mesditës dhe në pjesën e dytë të ditës do të përfshijnë të gjithë territorin. Pasditja e të shtunës nga mbrëmje dhe gjatë natës do ketë reshje. Herë pas here intensiteti mesatar, po do ketë momente që do ketë edhe reshje me intensitet lokalisht intensiv si Shkodra, Lezha, Durrësi, Tirana, Elbasani.
Presim që të kemi gjatë pasdites dhe në mbrëmje dhe gjatë natës do jetë jugu, kryesisht qarku i Vlorës, i cili do marri reshje në formë rrebeshi. Parashikohet në fakt që gjatë natës edhe paraditja e të dielës do mbetet me rrebeshe shiu. Herë pas here reshjet do të jetë edhe në formë shtrëngatash dhe më pas kemi në pjesën e dytë e të dielës ku fillon gradualisht përmirësohet moti. Zhvendosen reshjet drejt zonave malore dhe nga e hëna dhe e marta ku mbeten shumë pak reshjet vetëm në skajin verilindor juglindor presim të mërkurën dhe në vijim shumë ditë me diell dhe më të qëndrueshëm.
Pra mbetet situata e paqëndrueshme, ku shirat do të jenë më problematikë sonte, pasdite gjatë natës dhe paraditen e të dielës. E hëna dhe e marta shumë pak reshje vetëm në zonat malore dhe nga e mërkura deri nga data 21 do të kemi mot më të qëndrueshëm diell dhe pa reshje dhe ka sinjale që në javën e fundit, pra pas datës 21, është një tjetër sistem vranësirash i cili do të na risjellë sërish reshje në territor.
Nëse flasim për temperaturat, në fakt tashmë ka ardhur momenti që ne të dalim në një veshje vjeshte duke qenë se ka startuar tetori me temperatura mjaft të larta.
Megjithatë mëngjeset janë relativisht të ngrohta ku minimalja është 10 apo 11, por maksimumi është rreth vlerës 245 gradë dhe parashikohet që përgjatë javës të luhaten pothuajse në këto vlera.
Nuk është se do të kemi një rritje apo rënie drastike, po mbetemi 24-25 gradë zona të izoluara edhe 26° kryesisht Elbasani apo Berati.
Moti me reshje sot, nesër dhe zonat malore dhe të hënën dhe të martën nga e mërkura deri në datën 21 do të kemi diell, do kemi mot të qëndrueshëm, vranësira, por jo reshje. Java e fundit e tetorit sërish do ketë një tjetër episod me reshje”, u shpreh Porja për Euronews Albania.
Artikuj te sugjeruar
LIFESTYLE
10 Tetor08:06
Dashuria, paratë, karriera, njihuni me horoskopin për ditën e sotme 10 Tetor 2026
Dashi
Hëna ju fton të bëni kujdes me xhelozinë dhe impulset e momentit. Në vendin e punës po vijnë zgjidhje përfundimta...
LIFESTYLE
9 Tetor23:28
E pabesueshme/ 8 ndryshime që ndodhin në trup kur hiqni dorë nga alkooli për një muaj!
Një muaj pa alkool mund të sjellë përmirësime në gjumë, shëndetin e mëlçisë, metabolizëm dhe mir&e...
LIFESTYLE
9 Tetor22:31
Influencerja do të kërkojë falje në Instagram për tre vjet e gjysmë
Një video publike me kërkimfaljen e saj do të qëndrojë e dukshme në Instagram për tre vjet e gjysmë. Kjo është...
LIFESTYLE
9 Tetor17:22
Shpallet fituesja e Çmimit Nobel për Paqen
Ish-drejtoresha e të Drejtave të Njeriut në OKB dhe gjyqtarja e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, Navi Pillay, ...
LIFESTYLE
9 Tetor14:45
Pesë modelet e xhaketave që do të jenë trend këtë vjeshtë-dimër
Me ardhjen e vjeshtës dhe temperaturave më të ulëta, xhaketat rikthehen si pjesë e domosdoshme e gardërobës. Këtë...
LIFESTYLE
9 Tetor14:08
Gen Z zgjedh gjumin para muzikës, 40% do të humbnin koncertin kryesor
Për shumë të rinj të brezit Gen Z, një natë e mirë gjumi vlen më shumë sesa të shohin artistin kryesor n&eum...
LIFESTYLE
9 Tetor13:40
Kur dhe si hamë ka rëndësi, studimet zbulojnë faktorët që ndikojnë në metabolizëm
Ideja se për të mbajtur peshën trupore mjafton të balancosh kaloritë që merr me ato që shpenzon është e përh...
LIFESTYLE
9 Tetor09:41
Mos i lini në prizë gjatë natës! Pajisjet që kërkojnë kujdes të veçantë
Fikni dritat, mbyllni derën dhe kontrolloni sobën. Janë ato gjeste të vogla që bëhen pothuajse automatikisht para
gjumit....
LIFESTYLE
9 Tetor06:59
Parashikimi i horoskopit 9 tetor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
Dashi
Sot marrëdhëniet tuaja romantike mund të kërkojnë më shumë vëmendje dhe mirëkuptim nga ana juaj, ndaj kush...
LIFESTYLE
8 Tetor23:26
8 sjellje që gratë me vetëbesim të lartë nuk i tolerojnë te burrat…
ratë që kanë një vetëbesim të fortë e dinë çfarë duan dhe nuk lejojnë që sjelljet negative të...