Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 15:30 në autostradën Levan-Tepelenë, në vendin e quajtur Fratar, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin.
Si pasojë e përplasjes së fortë, kanë mbetur të plagosur të dy drejtuesit e mjeteve. Ata janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Fierit, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.
Dyshohet se shpejtësia e lartë dhe lagështira në rrugë mund të kenë ndikuar në shkaktimin e aksidentit.
Ndërkohë, hetimet vijojnë për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e plota të ngjarjes.


