“Do fillojë një proces vlerësimi që shkon nga lart-poshtë”/ Rama paralajmëron administratën publi...
Aktualitet
Protesta e gjashtë kundër ndërtimit të Muzeut Hebraik/ Qytetarët e Vlorës kërkojnë ndalimin e punimeve, përplasje me policinë (VIDEO)
Gjatë tubimit, ata akuzuan qeverinë se po dëmton trashëgiminë historike dhe kulturore të qytetit për interesa politike dhe personale. Në fjalimet e mbajtura pati edhe akuza të forta ndaj qeverisë, të cilën disa prej protestuesve e akuzuan për tradhti kombëtare.
10 Tetor 2026, 16:11Nga E. D
pamjet
VLORË- Qytetarët e Vlorës janë mbledhur sërish në protestë përpara kantierit të Muzeut Hebraik, në qendrën historike të qytetit. Për të gjashtën të shtunë radhazi, vlonjatët po kundërshtojnë projektin dhe po kërkojnë ndërprerjen e punimeve.
Gjatë tubimit, ata akuzuan qeverinë se po dëmton trashëgiminë historike dhe kulturore të qytetit për interesa politike dhe personale. Në fjalimet e mbajtura pati edhe akuza të forta ndaj qeverisë, të cilën disa prej protestuesve e akuzuan për tradhti kombëtare.
Përfaqësues të grupit nismëtar njoftuan se gjatë kësaj jave kanë depozituar në gjykatë një kërkesëpadi lidhur me shkeljet ligjore që pretendojnë se janë konstatuar në realizimin e projektit. Sipas organizatorëve, javën e ardhshme pritet një vendimmarrje paraprake e gjykatës lidhur me kërkesën për pezullimin e punimeve.
Gjatë tubimit pati edhe thirrje për rrëzimin e gardhit rrethues të kantierit, si dhe përplasje me policinë. Siç shihet edhe në pamje, policia i shtyn protestuesit që të mos afrohen pranë kantierit të Muzeut Hebraik. Gjithashtu disa pjesëmarrës tentuan ta rrëzonin atë, por ndërhyrja e policisë pengoi realizimin e kësaj përpjekjeje./Dosja.al