Një gjykatë në Meksikë shpalli fajtorë të premten tre burra të akuzuar për vrasjen e tre turistëve të huaj në vitin 2024: dy vëllezërve australianë, rreth të 30-ave, dhe mikut të tyre amerikan. Ngjarja shkaktoi zemërim në Meksikë dhe reagime ndërkombëtare. Sipas një gazetari të AFP-së, i pranishëm në sallën e gjyqit në Ensenada, gjykatësi deklaroi në vendimin e tij se tre të pandehurit, të gjithë shtetas meksikanë, i kishin kryer vrasjet me paramendim.
Ensenada, një qytet i njohur si destinacion për adhuruesit e sërfit, u kthye në skenën e një krimi të rëndë që tërhoqi vëmendjen e opinionit publik. Gjykatësi pritet të shpallë masën e dënimit të premten e ardhshme, më 16 tetor.
Dy vëllezërit australianë, Jake dhe Colum Robinson, përkatësisht 30 dhe 33 vjeç, si dhe miku i tyre amerikan, Carter Rhodes, 30 vjeç, u vranë në prill të vitit 2024, teksa po bënin kamping në një plazh të izoluar në Ensenada, në shtetin e Baja California, në veriperëndim të Meksikës.
Trupat e tyre u gjetën disa ditë pas zhdukjes, me plagë plumbash në kokë.
Gjatë gjyqit, prokuroria theksoi se tre turistët u sulmuan në befasi dhe u vranë kur ishin të pambrojtur, pa mundur të bënin as rezistencën më të vogël. Sipas akuzës, pas krimit, njëri prej të pandehurve ishte mburrur se kishte në zotërim sendet personale të viktimave.
Sipas dëshmisë së të dashurës së të dyshuarit kryesor, Jesus Gerardo Garcia, i njohur me nofkën “El Kecas”, ky i fundit ishte mburrur se Carter Rhodes i ishte lutur që ta linte të jetonte, duke i thënë se sapo ishte fejuar.
210 vjet burg
Prokuroria ka kërkuar një dënim prej 210 vitesh burg për secilin prej të pandehurve, megjithëse dënimi maksimal i parashikuar nga ligji në shtetin e Baja California-s është 60 vjet burg.
E dashura e të dyshuarit kryesor u dënua në nëntor të vitit 2025, në një gjyq të veçantë, me 20 vjet burg, pasi u shpall fajtore për nxitjen e vjedhjes, konkretisht të gomave të automjeteve të viktimave. Në atë kohë, ajo ishte 23 vjeçe.
Nëna e dy vëllezërve Robinson, Debra, nuk mundi t’i mbante lotët pasi dëgjoi vendimin e gjykatës.
Gjatë dëshmisë së saj, të dhënë një ditë më parë, ajo tha se gjëja më e tmerrshme ishte se “në momentet e tyre të fundit, ata u trajtuan në mënyrë kaq çnjerëzore”.
Babai i tyre, Martin Robinson, duke lexuar një deklaratë në emër të të dyja familjeve, e cilësoi vendimin si “një moment të rëndësishëm në rrugëtimin tonë të gjatë dhe të dhimbshëm për të siguruar drejtësi për fëmijët tanë të dashur”.
Baja California, një nga shtetet më të dhunshme të Meksikës, është e përfshirë nga krimi i organizuar, ku bandat merren kryesisht me trafikun e drogës. Megjithatë, turistët e huaj rrallëherë janë objektiv i drejtpërdrejtë i karteleve.
Vitet e fundit janë regjistruar disa raste kur vizitorë të huaj kanë rënë viktima të grupeve kriminale në bregdetin e Paqësorit të Meksikës.
Në nëntor të vitit 2015, dy sërfistë australianë, Dean Lucas dhe Adam Coleman, u vranë në shtetin e Sinaloas, në veriperëndim të Meksikës, ndërsa trupat e tyre u dogjën. /PiranjatNews/
Artikuj te sugjeruar
BOTA
10 Tetor16:11
Gjinekologu arrestohet për qindra dosje abuzimi seks*al me fëm*jë. Sinjali erdhi nga SHBA-ja
Një gjinekolog 52-vjeçar, i cili kishte në zotërim qindra foto dhe video me materiale të abuzimit seksual të fëmijëve,...
BOTA
10 Tetor16:07
Nafta ruse përçan Trump dhe Zelensky-in
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, vendosi të arrinte një marrëveshje me Rusinë për karburantin dizel, pasi homolog...
BOTA
10 Tetor16:07
Pa udhërrëfyes drejt BE-së: Çfarë tjetër rrezikon të humbasë Serbia?
Për Serbinë nuk do të ketë një udhërrëfyes orientues në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
K...
BOTA
10 Tetor11:45
Milan Radoiçiç shfaqet krah djalit të Vuçiçit në tubimin e SNS-së në Serbi
Milan Radoiçiç, i kërkuar nga Interpoli për sulmin në Banjskë të Zveçanit, është parë në tubim...
BOTA
10 Tetor10:59
BE reagon pasi SHBA i vendosi sanksione Gjykatës Penale Ndërkombëtare: GJPN-ja është gurthemeli i sistemit të drejtësisë penale
Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Kaja Kallas, ka riafirmuar mbështetjen e BE-së p&eum...
BOTA
10 Tetor10:11
Shembet çatia e supermarketit në Korenë e Jugut, 38 të plagosur
Të paktën 38 persona janë plagosur pas shembjes së një pjese të çatisë së një supermarketi në qytetin...
BOTA
10 Tetor10:01
Pije të shtrenjta, masazhe dhe të burgosur që i lanin rrobat dhe banjon, jeta luksoze e Diddyt në qeli, ja dënimi që do marrë
Pije të shtrenjta, masazhe, vakte speciale, një celular i paligjshëm dhe të burgosur që bënin gjithçka, nga gatimi deri te ...
BOTA
10 Tetor09:18
Nafta ruse në SHBA, Zelensky reagon pas marrëveshjes së Trump: Dhuratë për Putinin
Presidenti Donald Trump deklaroi se ka arritur një marrëveshje me Presidentin rus, Vladimir Putin, që i lejon Moskës të hedhë menj...
BOTA
10 Tetor08:46
Tragjedi në Spanjë, Sira, vajza e Luis Enrique përfshihet në një aksident fatal
Një aksident tragjik rrugor në Spanjë ka përfshirë Sira Martinez, vajzën 26-vjeçare të trajnerit Luis Enrique. Ajo ndo...
BOTA
10 Tetor08:20
Shkundet Panamaja, goditet nga një tërmet me magnitudë 7.7 ballë
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.7 ballë goditi Panamanë ditën e djeshme, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme...