Përplasen dy automjete në aksin Levan-Tepelenë, plagosen dy drejtuesit

Një aksident rrugor është regjistruar pak minuta më parë në autostradën Levan-Tepelenë, në zonën e Fratarit, ku janë përplasur dy automjete.

Si pasojë e përplasjes, të dy drejtuesit e mjeteve kanë mbetur të plagosur. Ata janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Fierit, ku po marrin trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të zbardhur rrethanat e aksidentit dhe për të përcaktuar shkaqet e tij. Ndërkohë, po merren masa për menaxhimin e qarkullimit të automjeteve në këtë aks rrugor.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dyshimet paraprake janë se shpejtësia e lartë dhe lagështira në rrugë mund të kenë ndikuar në përplasjen mes dy automjeteve. Hetimet vijojnë për të sqaruar plotësisht dinamikën e ngjarjes.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?