Vijojnë tensionet Huthi-Arabia Saudite, sulmohet sërish aeroporti i Riadit! Anulohen fluturimet (VIDEO)

10 Tetor 2026 | 16:50

Më shumë se një duzinë ambulancash u panë duke shkuar drejt aeroportit ndërkombëtar të Riadit, ndërsa udhëtarët u evakuuan nga disa pjesë të tij, pasi të shtunën u dëgjua një shpërthim i fuqishëm, thanë një dëshmitar okular.

Incidenti i së shtunës vjen në mes të përshkallëzimit të sulmeve me raketa nga rebelët Huthi të Jemenit, të mbështetur nga Irani, kundër mbretërisë saudite. Aeroporti ishte sulmuar tashmë dy herë gjatë kësaj jave, duke lënë katër persona të vdekur dhe të tjerë të plagosur, si dhe duke dëmtuar rëndë një avion.

Faqja e gjurmimit të fluturimeve Flightradar24 tregoi se të gjitha fluturimet drejt Riadit ose ishin devijuar drejt destinacioneve të tjera, ose ishin anuluar. Aeroporti u bëri thirrje pasagjerëve të kontaktojnë drejtpërdrejt kompanitë ajrore dhe të kontrollojnë statusin e fluturimeve përpara se të nisen drejt tij.

Etihad Airways dhe Qatar Airways anuluan disa fluturime mes qendrave të tyre përkatëse dhe Riadit, ndërsa disa prej anulimeve u shtrinë deri të hënën.

Sulmet e Houthi-ve të enjten dhe në fillim të javës kishin bërë që një numër kompanish ajrore të pezullonin ose anulonin fluturimet drejt kryeqytetit saudit, pak para se Riadi të presë konferenca të rëndësishme për energjinë dhe investimet.

Organizatorët e këtyre konferencave njoftuan të shtunën se ato do të zhvilloheshin sipas planit dhe u përpoqën t’u garantonin pjesëmarrësve se siguria e tyre ishte e siguruar.

Huthi-t kanë deklaruar se avionët e pasagjerëve duhet të shmangin hapësirën ajrore saudite, duke e shpallur atë zonë operacionesh ushtarake, pasi qeveria jemenase, e mbështetur nga Arabia Saudite, nisi një ofensivë kundër grupit në fillim të këtij muaji.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shpërthen supertankeri me naftë në Ngushticën e Hormuzit, dyshohet se ra në kontakt me një minë detare (VIDEO)

Një supertanker që transportonte naftë bruto dyshohet se ka rënë në kontakt me një minë detare në Ngushticën e Hormuzit, duke shkaktuar një shpërthim të...
20:05 | 10/10/2026

Trump kërkon zgjedhje në Ukrainë: Duhet një udhëheqës i ri që të bëjë marrëveshje, të ndalen sulmet ndaj rafinerive ruse

Presidenti Donald Trump nisi një sulm të ashpër ndaj Volodymyr Zelensky të shtunën, duke kërkuar që presidenti ukrainas të zëvendësohet dhe që Kievi të ndalojë...
19:18 | 10/10/2026

BE kundërshton marrëveshjen Trump-Putin për naftën ruse: Nuk është koha për të lehtësuar presionin

Reagimi i fortë i Bashkimit Evropian u provokua nga marrëveshja e Donald Trump me Vladimir Putinin për të furnizuar tregjet ndërkombëtare me naftë ruse ,...
18:53 | 10/10/2026