Për deputetin e PD, Klevis Balliu tanimë në vendin tonë ka rënë gjithçka, duke nisur me ekonominë, arsimin, sigurinë kombëtare dhe deri në qëllimin e mazhorancës socialiste për shpopullimin e vendit, dhe kjo u pa me shkrirjen e bashkive.
I ftuar në intervistën e pasdites në edicionin e lajmeve në Syri Tv, Balliu tha se shpresa e vetme për daljen nga kjo situatë është reagimi si sovran.
Sipas Balliut, deputetët socialistë nuk janë gjë tjetër veçse ushtarë të Ramës, të cilët i ka përfshirë në vjedhje dhe i fut e nxjerr nga burgu siç të ketë dëshirë.
Po ashtu ligjvënësi demokrat theksoi gjithashtu, se si anëtar i Komisionit të Sigurisë do të kërkojë t’i vihet në dispozicion çdo dokument dhe dosje e SHISH mbi përgjimin e protestuesve dhe opozitës.
Qetësi për asnjë, situata ka rënë, ekonomia katasrofë.Varfëri ekstreme, siguria kombëtare ka rënë, shkatërrimi i bashkive nga ana e qeverisë, vetëm shton problemin, dëmton ekonominë, largon njerëzit, vazhdon plani për shpopullimin e Shqipërisë. Çdo qytetar është në kohën që të pyesë nëse e pranon këtë situatë apo duhet marrë ndonjë masë.
Reagimi si sovran, ajo është shpresa. Në si shoqëri duhet të reagojmë, arsimi ka degraduar. Kemi rënë në nivelit më të ulëta në histori, ka investim për ndryshimin e historisë së Shqipërisë. Investim në injorancë, te ligësia. Dhe këtë e bëri Edi Rama, një i pashkollë dhe goditi arsimin.
Këta janë ushtarë të krimeve të tyre, më dinjitet ka Zegjineje, ajo s’e mohon. Jam ushtare e partisë dhe e këtij njeriu, Edi Rama. E mbron deri në vdekje, është e sinqertë në injorancën e vet. Palaço është pak t’u thuash këtyre.
Rama s’bën marrëveshje me këta, janë ushtarë, lecka dhe kartona. E gjitha është lojë, qesharake. I ka përfshirë të gjithë në vjedhje, e kur lëvizin ikin në burg. Ky i fut dhe i nxjerr nga burgu, deputetët e tij s’kanë vlerë frae. Rama është problem dhe me të duhet të merremi.
Zgjedhje këtu s’ka, i kontrollonte Hyseni me Agasin. SHISH merrej me opozitën e protestën dhe nuk merrej me krimin e organizuar. Do shkojmë te zyra e SHISH të kërkojmë çdo document e dosje, se ckanë bërë këta me protestën e opozitën. Kam të drejtë unë si deputet të shkoj, do thirren në komision e të japin llogari. Shteti ka vdekur, jeta e askujt s’është e sigurt. Bandat kanë pushtet absolut.
SHBA janë të qarta, luftë ndaj karteleve. Janë të detyruar të takojë Ramën se është kryeministër, e takoi Begajn se është protokolli. Mesazhi është i qartë. Rubio uroi pavarësinë e Shqipërisë duke uruar luftë kundër karteleve të drogës, kartelet kanë kryeministrin, Ramën.
© SYRI.net
SYRI TV/ Harta e re territoriale, reagon Meta: Është akt diktatorial, nxit shpopullimin
Zgjedhjet në Serbi/ Meta: Çdo shqiptar që ka mundësi të votojë atje, t’i japë vlerë votës së tij dhe fuqi zërit të shqiptarëve
Hetimet për Ballukun – SPAK i merr telefonin ‘Tan Leprit’- U denoncua nga 'PLUG' si shkesi i Alban Zenelit me Rilindjen