web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shpërthim i fuqishëm në aeroportin e Riadit/ Ndërpriten fluturimet, nis evakuimi

10 Tetor 2026, 17:10, Kosova & Bota CNA

Shpërthim i fuqishëm në aeroportin e Riadit/ Ndërpriten

Aeroporti i Riadit është evakuuar pas raportimeve për një shpërthim të fuqishëm, ndërsa trafiku ajror është ndërprerë dhe në zonë kanë mbërritur ambulancat. Deri më tani, nuk ka raportime zyrtare për viktima.

Pas incidentit, disa kompani ajrore kanë anuluar një numër të konsiderueshëm fluturimesh drejt dhe nga Riadi. Sipas raportimeve, disa prej anulimeve pritet të zgjasin deri të hënën.

Deri në këto momente, rrethanat e shpërthimit në aeroportin e Riadit dhe shkaku i tij mbeten të paqarta.

Sipas mediave në Jemen, më herët avionë luftarakë sauditë kanë goditur katër herë aeroportin e Sanaasë.

Raportimet vijnë në një kohë tensionesh të shtuara në rajon, pasi disa ditë më parë ishte raportuar edhe një sulm tjetër ndaj aeroportit të kryeqytetit saudit, ku mbetën të vrarë tre persona. /CNA





Lajmet e fundit nga