Përplasen në ajër dy avionë të vegjël në Itali, plagoset njëri nga pilotët

10 Tetor 2026 | 17:29

Dy avionë të vegjël u përplasën në ajër të shtunën në provincën veriore të Modenës, në Itali, duke lënë të plagosur një pilot, raportoi agjencia e lajmeve ANSA.

Përplasja ndodhi në një fushë aviacioni për avionë e lehtë në Sassuolo, një bashki në provincën e Modenës, sipas agjencisë së lajmeve.

Njëri prej avionëve arriti të kryente një ulje emergjente, ndërsa tjetri u rrëzua në tokë, bëhet e ditur në raportim.

Piloti i avionit që kreu uljen emergjente shpëtoi pa lëndime, ndërsa piloti i avionit që u rrëzua mbeti i plagosur dhe u transportua në spital.

Zjarrfikësit dhe një helikopter i urgjencës mjekësore u dërguan në vendngjarje, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e përplasjes në ajër.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Araghchi sulmon Netanyahun: Një “kumarxhi i dëshpëruar”, kërkon të shpëtojë veten me gjak dhe para amerikane

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, akuzoi kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, se po përpiqet me dëshpërim të shpëtojë veten “si një kumarxhi” me koston e...
17:22 | 10/10/2026

Tragjedi në Pensilvani, 9 të vrarë nga të shtënat me armë, përfshirë edhe fëmijë

Të paktën nëntë persona, përfshirë disa fëmijë, u vranë në një të shtënë me armë në Erie, në shtetin amerikan të Pensilvanisë, thanë autoritetet të...
17:16 | 10/10/2026

Dalin pamjet e dy tornadove në Siçili, makina të përmbysura dhe ndërtesa të dëmtuara (VIDEO)

Dy tornado të fuqishme kanë goditur qytetin bregdetar të Marsalës, në Siçilinë perëndimore, duke shkaktuar dëme të mëdha në ndërtesa dhe automjete, si dhe duke...
17:02 | 10/10/2026