"Rol thelbësor në luftën kundër korrupsionit dhe krimit"/ McGrath vlerëson punën e SPAK
Komisioneri i Bashkimit Evropian për demokracinë, drejtësi...
Komisioneri i Bashkimit Evropian për demokracinë, drejtësi...

Komisioneri i Bashkimit Evropian për demokracinë, drejtësinë dhe shtetin ligjor, Michael McGrath ka vlerësuar rolin thelbësor të Prokurorisë së Posaçme në luftën kundër korrupsionit të nivelit të lartë dhe krimit të organizuar në Shqipëri.
Në një intervistë për Euronews Albania, McGrath tha se SPAK ka një punë të vështirë dhe për këtë arsye është e rëndësishme mbështetja ndaj tyre nga të gjitha organet publike dhe aktorët politikë.
Ai shtoi se është gjithashtu shumë e rëndësishme që ata të kenë nivelin e burimeve që u nevojiten për t’u përballur me njerëz që janë të përfshirë në korrupsion të nivelit të lartë dhe në krim të organizuar.
“Ne njohim rolin thelbësor që po luan SPAK-u në drejtim të luftës kundër korrupsionit të nivelit të lartë dhe krimit të organizuar në Shqipëri. Ata kanë një punë të vështirë. Dhe kjo është arsyeja pse mbështetja e plotë në gjithë sistemin politik dhe nga të gjitha organet publike është kaq e rëndësishme për punën që ata bëjnë, së bashku me mbështetjen nga publiku i gjerë. Pra, është shumë e rëndësishme që ata të kenë nivelin e burimeve që u nevojiten, kompetencat që u nevojiten dhe aftësinë që u nevojitet për t’u përballur me njerëz që janë të përfshirë në korrupsion të nivelit të lartë dhe në krim të organizuar, çka rëndon ndjeshëm mbi njerëzit e zakonshëm.
Dhe nuk duhet të harrojmë kurrë realitetin se korrupsioni nuk është një krim pa viktima. Ai shpesh mund të përfshijë përdorimin e burimeve të pakta publike që njerëzit do të preferonin shumë më tepër t’i shihnin të përdorura për të përmirësuar cilësinë e shërbimeve publike që ofrohen në vend. Kështu që u ndjeva i kënaqur që pata mundësinë të shprehja mbështetjen e plotë të Komisionit Evropian për punën e SPAK-ut. Është e rëndësishme që edhe gjithë aktorët politikë të shprehen publikisht në mbështetje të SPAK-ut dhe të punës që ai bën, pasi kjo mbështetje është e rëndësishme. Është e rëndësishme që qytetarët të dëgjojnë se ekziston një mbështetje politike e nivelit të lartë”, tha McGrath.
Ndër të tjera, Komisioneri u shpreh se pret përparim në forcimin e rezultateve të arritura në hetimin, ndjekjen penale dhe dhënien e dënimeve si në lidhje me korrupsionin e nivelit të lartë ashtu edhe me krimin e organizuar.
“Ne presim me interes të shohim përparim të mëtejshëm në forcimin e rezultatave të arritura në hetimin, ndjekjen penale dhe dhënien e dënimeve si në lidhje me korrupsionin e nivelit të lartë ashtu edhe me krimin e organizuar. Por, e vërteta është se korrupsioni duhet luftuar në të gjitha nivelet. Dhe kjo është arsyeja pse roli i shërbimeve të tjera prokuroriale në Shqipëri është po ashtu i rëndësishëm. Është po ashtu e rëndësishme që të trajtojmë shkaqet bazë të korrupsionit ndërsa ai ndodh dhe të vendosim masa mbrojtëse të përshtatshme në të gjitha nivelet”, u shpreh ai. /CNA
Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu ka komentuar...
Në disa ditë ne kemi sjellë plane dhe një vëzhgim të lumit...
Instituti i Gjeoshkencave ka bërë me dije se pasditen e so...
Ish-kryeministri dhe lideri i PD-së, Sali Berisha, në një ...
Shqipërisë po i imponohet një tjetër ndryshim i hartës ter...
Pasditen e nxehtë të 26 gushtit, ndërsa dielli po perëndon...
Ambasadori i SHBA-së në Tiranë, Eric Wendt, ka zhvilluar k...
Gazetarja Klodiana Lala deklaroi sot në një emision televi...
Ish-drejtori i Policisë së Shtetit, Shemsi Prençi, tha sot...
Ish-drejtori i Policisë së Shtetit, Shemsi Prençi, tha sot...
Lajmi se shefja e Shërbimit Informativ të Shqipërisë ishte...
Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e Ervin Salianjit ...
Sot në Tiranë po mbahet protesta qytetare e 132-të kundër ...
Këtë të premte u zhvillua në Tiranë testimi i 1350 kandida...
Pavarësisht pritshmërive për përfundimin sa më të shpejtë ...
Gjykata Kushtetuese ka pranuar pjesërisht kërkesën e kreut...
Gati tri vite më parë, në dhjetor të 2023-shit, në CNA kem...
Prokurorja Antoneta Sevdari është rikthyer në Këshillin e ...
Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera n...
Kuvendi ka miratuar reformën e re administrativo-territori...
Kontrolli i Lartë i Shtetit në Auditimin Tematik të Përput...
Një denoncim i mbërritur në redaksinë e CNA nga një grup b...
Raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit ka zbuluar të dhë...
Rruga Tiranë-Elbasan ishte një nga projektet dhe investime...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në autostradën Levan...
Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimta...
Policia e Shkodrës ka vënë në pranga shtetasin L. M., 23 v...
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion 5-mujor ku k...
Ditën e sotme vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmo...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë një parashikim për kush...
Ditën e sotme vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmo...
Ballkani Perëndimor tashmë ka një kuadër të përbashkët për...
Aeroporti i Riadit është evakuuar pas raportimeve për një ...
Kreu i kanalit Rybar në Telegram, Mikhail Zvinchuk, bashkë...
Papa Leoni XIV ka dënuar dënimin me vdekje, duke theksuar ...
Për Serbinë nuk do të ketë një udhërrëfyes orientues në pr...
Osho dhe arti i të qenit. Të kesh është një mënyrë për të ...
Gjyqtarja, avokatja dhe aktivistja nga Afrika e Jugut, Nav...
Vallja e Osman Takës është përfshirë në Listën Kombëtare t...
Poetja, eseistja dhe përkthyesja kanadeze, Anne Carson, ka...
Bordi i Transparencës ka caktuar çmimet e reja të naftës d...
Shtrenjtimi i çmimeve të karburanteve prej muajsh vijon të...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe...
Kufiri maksimal i sigurimit të depozitave bankare në Shqip...