web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Gafa e Neuer kushton, ndalet Bayern. Shënohen 19 gola

10 Tetor 2026, 17:38, Sport CNA

Gafa e Neuer kushton, ndalet Bayern. Shënohen 19 gola

Pesë ndeshjet e Bundesligës, të vlefshme për javën e pestë prodhuan plot 19 gola të shënuar.

Bayern Munich barazoi 2-2 ndaj Augsburg në transfertë. Një gafë e portierit Neuer në fillim, i dha avantazhin vendasve pas vetëm 6 sekondave lojë.

Bayern barazoi me Saibarin në minutën e 55-të, para se Ribeiro të rikthente avantazhin e Augsburg.

Në minutën e 80-të, Brown barazoi, por bavarezët nuk ia dolën dot të përmbysin rezultatin.

Në ndeshjet e tjera, Hamburg fitoi 3-2 ndaj Hoffenheim, ndërsa Stuttgart triumfoi 2-0 ndaj Paderborn.

Bayern Leverkusen triumfoi 4-3 në ndeshjen spektakolare ndaj Mainz. Union Berlin fitoi 1-0 ndaj Elversberg.





Lajmet e fundit nga