10 Tetor 2026, 17:31
Nga E. D
Erkan Nika
TIRANË- Familja e shtetasit Erkan Nika, i cili punonte si inxhinier i dytë në një anije turke të sulmuar me dronë, i bën apel shtetit shqiptar të përfshihet në kërkimet për gjetjen e 28-vjeçarit. Babai i tij, Rexh Nika, gjatë një interviste për gazetaren e Top Channel, Anila Hoxha, ai bën thirrje për ndihmë nga Turqia.
“U bëjmë thirrje të gjitha spitaleve, të gjitha institucioneve shëndetësore, policisë, autoriteteve dhe institucioneve përkatëse në Rusi, Gjeorgji dhe përreth Detit të Zi që të kontrollojnë regjistrat e tyre për pacientë të paidentifikuar, personave të plagosur, ose individë të gjetur në zonat bregdetare të Detit të Zi. Kërkojmë ndihmë nga institucionet shtetërore të Shqipërisë”, u shpreh Nika.
Familja Nika jeton në Turqi prej 1997 dhe Erkani punonte prej vitesh në anijen e mallrave Aroyat, e cila u sulmua në Detin e Zi pranë portit Novorossiysk. I ati thotë se anija u nis nga porti i Durrësit dhe se në bord gjendeshin 16 anëtarë. Por i zhdukur rezulton vetëm Erkani.
“Me djalin, mesazhin e fundit e kam ditën e mërkurë më 25 shtator. Në darkë para se të flija, i kam bërë mesazh, një lutje. Ma ktheu përgjigjen të nesërmen në orën 08:39. ‘Jemi në Detin e Zi’, më ka thënë”, shton babai i Erkanit.
Sulmi me dronë ndodhi më 27 shtator dhe rezulton se ekuipazhet shpëtuan vetëm 15 anëtarë, ndërsa inxhinieri Nika nuk është në këtë listë.TCH
erkan nika
Aktualitet
10 Tetor 2026, 17:19
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Shtrenjtimi i karburantit po rrit kostot e bizneseve, nga shërbimet e mekanikës bujqësore te fertilizantët...
Aktualitet
10 Tetor 2026, 16:11
E. D
pamjet
VLORË- Qytetarët e Vlorës janë mbledhur sërish në protestë përpara kantierit të Muzeut Hebra...
Aktualitet
10 Tetor 2026, 15:22
E. D
pamjet
LEVAN- Një aksident rrugor ka ndodhur pak minuta më parë në autostradën Levan-Tepelenë, në vendin e quajtur Frata...
Aktualitet
10 Tetor 2026, 14:43
E. D
Inez Hajrrulla
TIRANË-Një ditë përpara se në media të dilte lajmi se i shumëkërkuari i drejtësisë shqipta...
Aktualitet
10 Tetor 2026, 14:32
E. D
pamjet
VLORË- Reshjet intensive të shiut kanë shkaktuar prezencë të ujit në disa zona të qytetit të Vlor...
Aktualitet
10 Tetor 2026, 11:54
I.A
Gjykata e Tiranes
TIRANË- Gjykata Penale ka vendosur të shpallë të paligjshëm arrestimin e Edison Likes dhe Fatjon Rrapajt, të...
Aktualitet
10 Tetor 2026, 11:44
I.A
KOSOVË- Autoritetet në Kosovë e kanë dërguar në paraburgim një burrë nën dyshimin për vrasjen e dy personave...
Aktualitet
10 Tetor 2026, 10:50
I.A
Armet
SHIJAK- Një 32-vjeçar është arrestuar në Shijak, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij policia gjeti dy ar...
Aktualitet
10 Tetor 2026, 10:40
I.A
Nafta
TIRANË- Bordi i Transparencës ka përcaktuar çmimet e reja të shitjes së naftës dhe benzinës në Shqip&e...
Aktualitet
10 Tetor 2026, 10:34
I.A
Arrestimi
TIRANË-Një magazinë ku modifikoheshin me programe ilegale, makineta të kontrabanduara, të cilat iu shiteshin organi...