Emilios Solomou prezanton në Tiranë romanin “Mbaje frymën”, historia e një mësuesi përballë akuzave
Shkrimtari qipriot Emilios Solomou prezantoi në Tiranë romanin e tij “Mbaje frymën”, tashmë të përkthyer në gjuhën shqipe. Vepra trajton historinë e një mësuesi, jeta e të cilit përmbyset pas një akuze për ngacmim seksual ndaj një nxënëseje, duke e vënë përballë policisë, medias, opinionit publik dhe vetvetes.
Teksa përpiqet të rindërtojë atë që ka ndodhur, kufiri mes fajit dhe pafajësisë, kujtesës dhe harresës, realitetit dhe përfytyrimit bëhet gjithnjë e më i paqartë.
“Gjen një nxënëse që i thotë që ta prekë. Ai nuk e prek, por mendon çfarë do të ndodhte sikur vërtet ta bënte. Do t’i shkatërrohej karriera, familja, do të përjashtohej nga shoqëria. Shoqëria i ngarkon patogjenezën e plagëve të saj. Është një fenomen që ndodh shpesh në të gjitha shoqëritë e sotme”, u shpreh shkrimtari Emilios Solomou.
Romani nxit reflektimin mbi gjykimin, fajin, brishtësinë njerëzore dhe fuqinë e heshtjes. Vepra vjen në shqip përmes përkthimit të Kristo Pullës, i cili tha se vendosi ta sillte për lexuesin shqiptar pasi tema i kujtoi disa raste të ngjashme në vend.
“Është një temë që më kujtoi disa raste të ngjashme në vend dhe mendova që ky libër do të ishte i vlefshëm edhe për lexuesin shqiptar, që të ndërgjegjësohej për përballimin e rasteve të ngjashme”, tha përkthyesi Kristo Pulla.
Promovimi u zhvillua në kuadër të Festivalit Letrar për të Rinj, i cili për tre ditë bëri bashkë në ambientet e Vilës 31 autorë ndërkombëtarë dhe zëra bashkëkohorë të letërsisë shqipe.
“Festivali shërbeu si një hapësirë takimi mes shkrimtarëve, lexuesve, përkthyesve, botuesve dhe publikut”, tha Irena Toçi, drejtuese e Festivalit për të Rinj.
Ministri i Kulturës, Gonxhja: Se shpejti nisim punimet për restaurimin e shtëpisë së Faik Konicës
Shkrimtarja kanadeze Anne Carson fiton Nobel-in në Letërsi për vitin 2026
Piramida Fest, “Eja eksploro, përtej asaj që di, në 14 tetor!”
- 17:47 Turqia ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 15 vjeç, ligji i ri hyn në fuqi më 1 nëntor
- 17:41 Aksident i rëndë hekurudhor në Kroaci, del nga shinat treni i mallrave
- 17:29 Përplasen në ajër dy avionë të vegjël në Itali, plagoset njëri nga pilotët
- 17:22 Araghchi sulmon Netanyahun: Një “kumarxhi i dëshpëruar”, kërkon të shpëtojë veten me gjak dhe para amerikane
- 17:16 Tragjedi në Pensilvani, 9 të vrarë nga të shtënat me armë, përfshirë edhe fëmijë
- 17:07 Komisioneri i BE-së për Drejtësinë intervistë për Euronews: Suporti i SPAK-ut thelbësor për integrimin në BE