Aksident i pazakontë në Pragë, momenti kur makina e policisë bie në lumë (VIDEO)
Një aksident i pazakontë ndodhi të shtunën në mëngjes, më 10 tetor, në urën Hlavka në Pragë, ku një makinë patrullimi humbi kontrollin, u përplas me parmakun mbrojtës dhe përfundoi në lumin Vltava.
Në automjet ndodheshin dy efektivë policie, një grua dhe një burrë, të moshës 25 deri në 30 vjeç. Të dy mbijetuan pa lëndime të rënda, ndërsa një vrapues që ndodhej pranë vendngjarjes u hodh në lumë për t’i ndihmuar të dilnin nga uji.
Të tre arritën të dilnin shëndoshë e mirë nga lumi. Dy efektivët e policisë shfaqën shenja hipotermie dhe morën ndihmën e ekipeve të shpëtimit.
Pak kohë pas aksidentit, makina e patrullës u nxor nga uji me ndihmën e një vinçi.
Pamjet që qarkullojnë në rrjetet sociale tregojnë momentet kur automjeti humbet kontrollin dhe përfundon në lumë. Makina duket se lëviz me shpejtësi përgjatë shinave të tramvajit, ndërsa ka të aktivizuara sinjalet dhe sirenën, çka mund të tregojë se po i përgjigjej një incidenti.
Në një moment, automjeti rrëshqet, del jashtë kontrollit dhe përplaset me parmakun mbrojtës përpara se të bjerë në lumin Vltava.
Dnešní ranní nehoda policejního vozu na pražském Hlávkově mostě. Auto dostalo smyk na mokrých tramvajových kolejích a následně prorazilo svodidla a spadlo do Vltavy.😱 https://t.co/t6sXFLuRB1
— Barbora Mercury 🇨🇿✌️🇪🇺 (@MercuryBarbora) October 10, 2026
Fituesja e Çmimit Nobel për Paqen, Navi Pillay, dënon sanksionet e SHBA-së ndaj GJPN-së: Të papranueshme
Pse Trump po i drejtohet Rusisë për naftë pavarësisht sanksioneve?
Turqia ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 15 vjeç, ligji i ri hyn në fuqi më 1 nëntor
- 18:20 Fituesja e Çmimit Nobel për Paqen, Navi Pillay, dënon sanksionet e SHBA-së ndaj GJPN-së: Të papranueshme
- 18:16 Shkrimtarja Flutura Açka rikthen historinë e Princ Vidit përmes trilogjisë “1914”
- 18:03 Pse Trump po i drejtohet Rusisë për naftë pavarësisht sanksioneve?
- 17:51 Emilios Solomou prezanton në Tiranë romanin “Mbaje frymën”, historia e një mësuesi përballë akuzave
- 17:47 Turqia ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 15 vjeç, ligji i ri hyn në fuqi më 1 nëntor
- 17:41 Aksident i rëndë hekurudhor në Kroaci, del nga shinat treni i mallrave