10 Tetor 2026, 18:41
Nga E. D

POLONI- Tre persona kanë mbetur të plagosur pas një sulmi me thikë në një kolegj të arsimit të lartë në Varshavë, Poloni. Ky është incidenti i tretë me thikë i regjistruar në vend brenda pak ditësh, duke shtuar shqetësimin për sigurinë në institucionet arsimore.
Sipas agjencisë Reuters, autori i dyshuar është një student 21-vjeçar, i cili dyshohet se sulmoi persona me të cilët nuk kishte njohje të mëparshme. Zëdhënësi i policisë, Jakub Filipiak, bëri të ditur se autoritetet morën njoftimin për incidentin rreth orës 12:30.
“Një person u plagos dhe u dërgua në spital me lëndime jo kërcënuese për jetën. Dy kalimtarë të tjerë u plagosën gjithashtu, por nuk patën nevojë për trajtim spitalor”, deklaroi ai.
Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve PAP, të plagosurit janë dy vajza 17-vjeçare dhe një grua 24-vjeçare, të cilat kishin shkuar në institucion për të dorëzuar dokumentet e regjistrimit.
Ngjarja vjen pas dy sulmeve të tjera të rënda në institucionet arsimore polake. Për të qetësuar nxënësit dhe për të parandaluar incidente të mundshme, mijëra efektivë policie u angazhuan të premten në kontrolle në shkolla në të gjithë vendin.
Autoritetet kanë bërë të ditur se, që nga e premtja, janë kontrolluar rreth 50 mijë ambiente dhe janë arrestuar 76 persona. Sipas raportimeve, shumica e të arrestuarve dyshohet se janë adoleshentë që kishin publikuar kërcënime në internet./Dosja.al
sulm me thike ne poloni
Bota
10 Tetor 2026, 18:15
E. D
Zhaneta Servini dhe Lupço Zdravkovski
MAQEDONIA E VERIUT- Një ekskursion shkollor në Monte Karlo është kthyer në objekt pol...
Bota
10 Tetor 2026, 17:52
E. D
pamjet
ARABIA SAUDITE- Dhjetëra persona kanë mbetur të plagosur nga një sulm në Aeroportin Ndërkombëtar King Khalid n&e...
Bota
10 Tetor 2026, 17:36
E. D
pamjet
KROACI- Një tren mallrash që po transportonte drithëra ka dalë nga shinat pranë stacionit hekurudhor Meja në Kroacin&...
Bota
10 Tetor 2026, 17:01
E. D
Mikhail Zvinchuk
MAL I ZI- Kreu i kanalit Rybar në Telegram, Mikhail Zvinchuk, bashkëshortja e tij Valeria dhe tre kolegë të tyre, t&eu...
Bota
10 Tetor 2026, 15:42
E. D
Aeroporti i Stambollit
TURQI- I vendosur në kryqëzimin e Evropës dhe Azisë, Stambolli ka qenë prej shekujsh një pikë e r...
Bota
10 Tetor 2026, 14:55
E. D
pamjet
SHBA- Nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e të shtënave me armë zjarri në qytetin Erie, në ...
Bota
10 Tetor 2026, 12:39
I.A
UKRAINË- Rusia e ka sulmuar të shtunën qytetin juglindor të Ukrainës, Zaporizhja, duke i vrarë të paktën 11 persona, p&e...
Bota
10 Tetor 2026, 11:02
I.A
Donald Trump
SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump, ka kritikuar sërish vendimin për t’ia dhënë dikujt tjetër Çmimi...
Bota
10 Tetor 2026, 10:22
I.A
Kaja Kallas
BRUKSEL- Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Kaja Kallas, ka riafirmuar mbës...
Bota
10 Tetor 2026, 10:02
I.A
Foto Ilustruese
BRUKSEL- Bashkimi Evropian ka miratuar një bazë ligjore që u mundëson shteteve anëtare të dërgojnë ...