• Kontakt
Saturday, October 10, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Nga drejtuesit e SPAK, te Presidenti Begaj dhe deputetët e PD, ja kë takuan senatorët amerikanë në Tiranë

18:45 : 10/10/2026
në AKTUALITET, POLITIKE

Dy senatorët amerikanë, Jeanne Shaheen dhe Dick Durbin, mbështetës të nismave legjislative për Ballkanin Perëndimor, po zhvillojnë një tur në disa vende të rajonit, përfshirë Shqipërinë dhe Kosovën.

Në vendin tonë, senatorët u takuan me Presidentin Bajram Begaj, drejtuesit e institucioneve të reja të drejtësisë, si dhe përfaqësues të opozitës.

Në takimet në Tiranë, ata shoqëroheshin nga ambasadori i Shteteve të Bashkuara, Eric Wendt. Në fokus të turit ballkanik të dy senatorëve amerikanë janë siguria, integriteti euroatlantik, bashkëpunimi me NATO-n dhe sundimi i ligjit.

Jeanne Shaheen dhe Dick Durbin, së bashku me ambasadorin Eric Wendt, takuan në zyrat e tyre kreun e SPAK, Klodjan Braho, dhe atë të BKH, Joni Keta.

Për ambasadorin e ri amerikan, Wendt, kjo ishte ndalesa e dytë në SPAK brenda pak ditëve, pasi ai zhvilloi takime me drejtuesit e Prokurorisë së Posaçme menjëherë pas marrjes së detyrës në krye të misionit diplomatik amerikan në Tiranë.

Lexo edhe:

Ambasadori amerikan Wendt takohet me deputetët e opozitës

Sekretarja amerikane: SHBA duhet të përqendrohet te ekonomia, stabiliteti e demokracia në Ballkanin Perëndimor

Gjatë takimit me Kreun e Shtetit Shqiptar, shoqëruar nga ambasadori Wendt, dy senatorët amerikanë u vlerësuan me dekoratën e lartë “Komandar i Urdhrit Suprem të Shqiponjës”, për kontributin e tyre.

Gjatë qëndrimit në Shqipëri, senatorët amerikanë dhe ambasadori Eric Wendt takuan dhe përfaqësues të kampit opozitar, përfshirë deputetët e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, Oerd Bylykbashi dhe Ivi Kason, ku mësohet se opozitarët kanë ngritur shqetësimet e tyre për mënyrën e qeverisjes së vend.

Diplomatët amerikanë kanë zhvilluar takim dhe me kreun e partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, si dhe deputeten Marjana Koçeku, e cila është e pavarur pas largimit nga Partia Socialiste.

Senatorët amerikanë dhe ambasadori Eric Wendt kanë shmangur në takimet e tyre në Tiranë kreun e opozitës, Sali Berisha.

Mësohet se pas takimeve në Shqipëri, dy senatorët amerikanë kanë udhëtuar drejt Kosovës, për t’u takuar me politikën e vendit fqinj.

Etiketa: Dick DurbinEric WendtJeanne Shaheen

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ambasadori amerikan Wendt takohet me deputetët e opozitës

12:24 : 10/10/2026
AKTUALITET

Sekretarja amerikane: SHBA duhet të përqendrohet te ekonomia, stabiliteti e demokracia në Ballkanin Perëndimor

22:31 : 09/10/2026
AKTUALITET

Festa amerikane në Tiranë/ 130 të ftuar, Berisha jashtë liste, kush u shfaq në pritjen e ambasadorit Wendt

20:52 : 02/10/2026
AKTUALITET

Aksioni në Ministrinë e Mbrojtjes/ Nufi në zyrë me ambasadorin amerikan, a e dinte SPAK-u për takimin “kokë më kokë”

15:41 : 02/10/2026
AKTUALITET

Pas Ramës dhe Hoxhës, ambasadori i SHBA i shkon në zyrë Niko Peleshit

14:44 : 01/10/2026
AKTUALITET

“Të luftohet krimi i organizuar”/ Ambasada Amerikane zbardh takimin e Wendt me Ramën

14:35 : 30/09/2026
Para

Tema e diplomës, produkt që blihet me 400 euro

TË GJITHA

Tema e diplomës, produkt që blihet me 400 euro

18:48 : 10/10/2026

Nga drejtuesit e SPAK, te Presidenti Begaj dhe deputetët e PD, ja kë takuan senatorët amerikanë në Tiranë

18:45 : 10/10/2026

NASA zbulon 4 fenomene qiellore në tetor: Nga shirat meteorikë te Hëna e Gjahtarit

18:32 : 10/10/2026

Pse Trump po i drejtohet Rusisë për naftë pavarësisht sanksioneve?

18:28 : 10/10/2026

Myzyri i OBP dhe Gjyshi gjobisin shqiptarët me 1.5 mln euro për Fushën dhe Kaprin e Pogradecit

18:11 : 10/10/2026

“Po na sekuestrojnë celularët”/ Avokati Braho: Bojkoti ynë do vazhdojë, po dëmtohen qytetarët

17:56 : 10/10/2026

Përplasen në ajër dy avionë të vegjël në Itali

17:52 : 10/10/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com