Erjon Braçe zgjodhi të vazhdojë të punojë si "deputet socialist"
Erjon Braçe sqaroi publikisht votën e tij “pro” ndarjes së...

Kush udhëton sot nga Tirana drejt veriut apo jugut sheh një vend gjysmëshuar. Kjo është pjesë e një plani me faza të qarta, dhe ligji që ndryshoi kufijtë territorialë ishte vetëm stacioni i radhës.
HAPI I PARË: lëre të ikë
Çdo qeveri normale do ta shpallte emergjencë kombëtare largimin e më shumë se 1 milion shqiptarëve. Por Edi Rama nuk bëri asgjë. Nuk investoi në qarkun e Shkodrës, që humbi 28% të banorëve, as në atë të Kukësit, që humbi 27%. Selenica humbi gati gjysmën e popullsisë, Rrogozhina e Puka mbi 40%.
Njeriu ikën me valixhe në dorë me bindjen se e zgjodhi vetë, dhe kështu vendi zbrazet pa “ndotur duart” pushteti. Por emigrimi është metoda e kësaj qeverie, e jo pasoja e saj.
HAPI I DYTË: mblidhi të gjithë në një rrip toke
Ata që nuk ikin jashtë mblidhen në aksin Tiranë–Durrës, si në kuti sardelesh. Më shumë se gjysma e popullsisë së Shqipërisë jeton sot në Tiranë dhe Durrës, dhe më shumë se 6 në 10 biznese janë përqendruar aty, teksa kullat u ngritën më shpejt se shkollat, trafiku më shpejt se spitalet, dhe çmimi i metrit katror më shpejt se rroga. Një popull i ngjeshur në një rrip toke kontrollohet dhe sundohet më lehtë.
HAPI I TRETË: zhduk shërbimet
Kur ikja nuk është aq e plotë sa duhet, i jep një shtytje, si fermani që shkriu 15 bashki, duke mbyllur disa dhjetëra zyra e shërbime njëherësh. Qytetari i Rrogozhinës, i Libohovës apo i Klosit do të udhëtojë orë të tëra për një vulë. Fillimisht i heq bashkinë, pastaj ambulancën, pastaj shkollën, pastaj autobusin, dhe në fund i lë vetëm rrugën për në aeroport, kur do të kuptojë se Rama e përzuri, pa patur nevojë për forcë a urdhra dëbimi.
HAPI I KATËRT: zëvendëso duart, jo njerëzit
Kur shqiptarët ikin, vendet e punës nuk mbushen duke i paguar më mirë ata që mbeten, por duke importuar nga jashtë. Punëtorët e huaj u rritën nga 18 mijë në 22.6 mijë brenda një viti, dhe qeveria pritet të sjellë së shpejti afro 40 mijë të tjerë.
Ata vijnë me borxhe në shpinë, të shitur si mall nga agjencitë, dhe flenë nga gjashtë veta në dhoma pa dritare. Askush nuk u mëson gjuhën apo të drejtat, sepse shteti u kërkon vetëm duart. Një njeri që nuk e kupton gjuhën nuk ankohet, nuk organizohet dhe nuk voton. Ky është punëtori ideal për një pushtet diktatorial.
HAPI I PESTË: ndaje tokën mes miqve
Kur pjesa tjetër e Shqipërisë të jetë bosh dhe qytetarët ta kenë qepur gojën nga frika, toka kalon në duar të tjera, dhe ne po e shohim se kujt. Bregdeti dhe malet pa banorë janë tokë pa ankesa. Trashëgimtarët janë tepër të zënë me bukën e përditshme për t'u marrë me letrat që ndryshohen në kompjuterat e Gysave. Për një “investitor”, kjo vlen më shumë se çdo pamje mbi det a mal.
HAPI I GJASHTË: fshihu pas Brukselit
Çdo shkretim ka nevojë për një justifikim, dhe ky thotë "e kërkon BE-ja". MASHTRON. Asnjë kapitull negociatash nuk thotë sa bashki duhet të ketë Shqipëria. Për fondet europiane mjaftojnë rajonet statistikore NUTS, që i kemi prej vitesh. Por askush nuk do të vijë nga Brukseli në Selenicë ta mohojë këtë gënjeshtër, dhe pikërisht këtë shfrytëzon qeveria.
FINALJA E ZEZË: Shqipëria pa shqiptarë
Stacioni i fundit është një metropol Tiranë–Durrës për pushtetin, bregdet e male të rrethuara me gardh për paranë e madhe, dhe krah pune pa gojë e pa votë. Asnjë pushtues nuk arriti ta zbrazte Shqipërinë kështu, as me luftë, as me zjarr, as me shpërngulje!
Vërtetë Edi Rama ka vulën, hartën dhe tufën e atyre që votojnë verbërisht. Por ne kemi rrënjët. Dhe ato nuk shkulen me asnjë ferman!
Erjon Braçe sqaroi publikisht votën e tij “pro” ndarjes së...
ALEA IACTA EST, tha Jul Çesari ditën kur mori vendimin të ...
Si sot dy vjet më parë, më doli sot te “memory”, Sokoli yn...
Me një sinqeritet që rrallë i shpëton kontrollit të pushte...
Sot është e premte, ditë e xhuma, ditë e shenjtë për besim...
Arroganca e diktati vijojnë të mbeten ndër problemet më të...
Në Kuvend pati një debat maratonë për reformën territorial...
Le të flasim për drejtësinë! 63 magjistratë përfunduan kë...
Askush nuk priste që ndonjë deputet i PS-së të votonte kun...
Letër mirënjohjeje e Diellës për gjyqtarët e Gjykatës Kush...
Qe kryeministër pas 1997 dhe e lëshoi pa frena gojën. Çfarë ...
Shqipëria po kalon një realitet kritik. Kur të rinjtë e ka...
Në Shqipëri duket se ka lindur një kategori e re protestue...
Shumica socialiste është në prag të një prej ballafaqimeve m...
Sot, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, pub...
Fillon viti akademik 2026-2027 - thotë MAS. Nuk e di pse q...
Muzikën na e kompozon kurvari me ofshama seksi. Tekstin e ...
Edi Rama ka ushtruar gjithë eksperimentet e trillet e tij ...
Perenditë jetojnë në Olimp, ashtu si njerëzit në tokë. Nës...
Sa kishte rënë muzgu. Isha gati të bëja një shëtitje nga p...
Kontrolli i Lartë i Shtetit në Auditimin Tematik të Përput...
Një denoncim i mbërritur në redaksinë e CNA nga një grup b...
Raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit ka zbuluar të dhë...
Rruga Tiranë-Elbasan ishte një nga projektet dhe investime...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në autostradën Levan...
Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimta...
Policia e Shkodrës ka vënë në pranga shtetasin L. M., 23 v...
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion 5-mujor ku k...
Ditën e sotme vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmo...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë një parashikim për kush...
Ditën e sotme vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmo...
Ballkani Perëndimor tashmë ka një kuadër të përbashkët për...
Një 21-vjeçare është arrestuar në Poloni pasi plagosi me ...
E dënuara me vdekje në SHBA, Christa Pike, është liruar ng...
Aeroporti i Riadit është evakuuar pas raportimeve për një ...
Kreu i kanalit Rybar në Telegram, Mikhail Zvinchuk, bashkë...
Osho dhe arti i të qenit. Të kesh është një mënyrë për të ...
Gjyqtarja, avokatja dhe aktivistja nga Afrika e Jugut, Nav...
Vallja e Osman Takës është përfshirë në Listën Kombëtare t...
Poetja, eseistja dhe përkthyesja kanadeze, Anne Carson, ka...
Bordi i Transparencës ka caktuar çmimet e reja të naftës d...
Shtrenjtimi i çmimeve të karburanteve prej muajsh vijon të...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe...
Kufiri maksimal i sigurimit të depozitave bankare në Shqip...