AKTUALITET /

"Flamuri serb do të valëvitet mbi Prizren", deklarata e Daçiç dhe shfaqja e Radoiçiç alarmon Prishtinën

Ai iu referua edhe Milan Radoiçiçit, i cili kërkohet nga Interpoli në lidhje me sulmin e armatosur në Banjskë, në shtator të vitit 2023.

Shkruar nga Versus

"Flamuri serb do të valëvitet mbi Prizren", deklarata e

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Kosovës, Glauk Konjufca, ka reaguar ndaj deklaratave të zëvendëskryeministrit serb, Ivica Daçiq, se “herët a vonë flamuri serb do të valojë mbi Prizren”, si dhe paraqitjes publike të Milan Radoiçiçit në tubimin e presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, në Kragujevc.

Në një reagim në rrjetin social X, Konjufca deklaroi se këto zhvillime dëshmojnë, sipas tij, vazhdimësinë e pretendimeve territoriale të Serbisë ndaj Kosovës.

Ai iu referua edhe Milan Radoiçiçit, i cili kërkohet nga Interpoli në lidhje me sulmin e armatosur në Banjskë, në shtator të vitit 2023. Konjufca e cilësoi atë si organizator të sulmit dhe kritikoi paraqitjen e tij publike në aktivitetin e presidentit serb.

Sipas kreut të diplomacisë kosovare, deklaratat e Daçiqit dhe shfaqja publike e Radoiçiçit nuk janë provokime të izoluara, por tregues të një politike që, sipas tij, ndërthur pretendimet territoriale me mungesën e llogaridhënies për ngjarjet në Banjskë.

Konjufca theksoi se Serbia nuk mund të pretendojë se synon paqen dhe integrimin evropian, ndërkohë që zyrtarët e saj bëjnë deklarata që sfidojnë sovranitetin e Kosovës dhe Radoiçiçi shfaqet publikisht pa u përballur me drejtësinë.

Në përfundim, ministri i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare që t’i dënojë këto veprime dhe të kërkojë llogaridhënie.

“Sovraniteti i Republikës së Kosovës nuk është i negociueshëm, dhe as drejtësia për sulmin terrorist në Banjskë”, theksoi Konjufca./Versus.al

Poll