“Punojmë me mund, por dalim me humbje”, fermerët nga Floqi tregojnë vështirësitë në kultivimin e rrushit
Kultivimi i rrushit po bëhet gjithnjë e më pak fitimprurës për fermerët, të cilët përballen me rritjen e kostove të prodhimit, ndërsa çmimi i shitjes, sipas tyre, ka mbetur i pandryshuar. Plehrat kimike, nafta dhe krahu i punës rëndojnë mbi shpenzimet, duke bërë që të ardhurat nga prodhimi të mos mjaftojnë për të mbuluar kostot.
Jashar Kumria, nga Floqi i Cërrikut, ka prodhuar këtë vit rreth 42-43 kuintalë rrush, por thotë se, pavarësisht punës dhe shpenzimeve, në fund të sezonit llogaritë i dalin me humbje.
“Duke filluar që nga inputet bujqësore që blejmë, plehrat kimike janë 10-fishuar. Çmimi, po të thuash 50 lekë, e shet para 20 vjetësh, 50 lekë e shet edhe sot. Kur plehrat janë 10-fishuar, mos të them 50-fishuar janë rritur. Me fjalë nuk del krahu i punës, del pa lekë. Me fjalë punojmë, roptohemi gjithë ditën në diell, me të keq, me mund, familja e gjithë, edhe kur vjen puna llogaritim dhe bukën e muajit, se nuk dalin lekët”, thotë Jashar Kumria.
Sipas fermerit, të ardhurat nga shitja e prodhimit nuk mjaftojnë për të mbuluar shpenzimet, ndaj familja detyrohet të përdorë kursimet për të përballuar kostot e kultivimit.
“Unë po rrodhova 42-43 kv rrush vetë. Të bësh llogarinë në fund, del minus. Kemi futur nga xhepi, i marrim fëmijëve… Dhe thotë çuni: ‘O babi, po pse punon kot? Kujt të del llogaria, për çfarë punon?’ Kështu që është shumë e vështirë”, thotë ai.
Përveç kostove të larta, këtë vit prodhimi është dëmtuar edhe nga kushtet atmosferike. Sipas një tjetër fermeri, temperaturat e larta kanë shkaktuar tharjen e rrushit dhe kanë ndikuar në uljen e rendimentit.
“Ç’a ka patur, plevrat në qiell, 50, 70, ku di unë, shumë me tokët, njerëzit i kalon pa mill. Rrrushi pikën e parë nuk uji njëherë. E dyta, nga temperatura nxetësia e madhe, u dëmtu, më shumë u tha edhe nuk e morëm dot atë prodhim që merrnim më përpara”, thotë një fermer tjetër.
Një tjetër shqetësim për fermerët është largimi i të rinjve nga fshati, ndërsa vështirësitë ekonomike po i shtyjnë gjithnjë e më shumë banorë të braktisin kultivimin e tokës.
“Shumica po e lënë, Floqin po e lënë, po e braktisin. Ikën fëmijët… bile ky fshati që jam unë, më i riu jam unë”, thotë Jashar Kumria.
Kostot e larta të prodhimit, çmimi i pandryshuar i shitjes dhe dëmet nga temperaturat e larta po e vështirësojnë gjithnjë e më shumë kultivimin e rrushit. Për fermerët, puna në vreshta po bëhet gjithnjë e më pak e leverdishme, duke ngritur pikëpyetje mbi mundësinë për të vijuar këtë aktivitet.
Aksident i pazakontë në Pragë, momenti kur makina e policisë bie në lumë (VIDEO)
Shkrimtarja Flutura Açka rikthen historinë e Princ Vidit përmes trilogjisë “1914”
Emilios Solomou prezanton në Tiranë romanin “Mbaje frymën”, historia e një mësuesi përballë akuzave
- 19:18 Trump kërkon zgjedhje në Ukrainë: Duhet një udhëheqës i ri që të bëjë marrëveshje, të ndalen sulmet ndaj rafinerive ruse
- 18:53 BE kundërshton marrëveshjen Trump-Putin për naftën ruse: Nuk është koha për të lehtësuar presionin
- 18:35 Presidenti Abbas shtyn sërish zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale në Palestinë: Do të mbahen në shtator të vitit 2027
- 18:30 Aksident i pazakontë në Pragë, momenti kur makina e policisë bie në lumë (VIDEO)
- 18:20 Fituesja e Çmimit Nobel për Paqen, Navi Pillay, dënon sanksionet e SHBA-së ndaj GJPN-së: Të papranueshme
- 18:16 Shkrimtarja Flutura Açka rikthen historinë e Princ Vidit përmes trilogjisë “1914”