Sport

VIDEO/Gafa e Manuel Neuer vendos një rekord, Bayerni i Mynihut pëson golin më të shpejtë në Bundesligë

Bayerni i Mynihut pësoi golin më të shpejtë në historinë e Bundesligës gjermane. Në ndeshjen me Augsburgun, skuadra kampione e Gjermanisë e pa veten në disavantazh pas vetëm 8 sekondash lojë pas një gafe të Manuel Neuer.

Gjithçka ndodhi në momentin e shkelmimit të parë të topit nga ana e bavarezëve. Luis Diaz pasoi prapa te Neuer që e zgjati me kontrollin e tij. Nën presionin e Robin Fellhauer, portieri kampion i botës  në 2014 tentoi të niste lojën te sulmuesi i djathtë, por  sulmuesi i Augsburg interceptoi topin duke e marrë atë për të shënuar i pashqetësuar  në portën e mbetur bosh.

Ky rekord i ri përmirëson me 1 sekondë, atë të shënuar nga Kevin Volland(me Hoffenheim në gusht të vitit 2015, gjithnjë kundër Bayernit të Mynihut) dhe Karim Bellarabi( me Leverkusen në gusht të 2023 kundër Borussia Dortmund)

VIDEO e golit të Augsburg pas gafës së Neuer

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.