AKTUALITET /

Vrasja ishte planifikuar në mëngjes, por 3 autorët nuk e identifikuan objektivin. Detaje nga atentati i dështuar në Lezhë

Policia ka zbardhur detaje mbi lëvizjet e tyre me një motor të vjedhur, ndërsa hetimet po përqendrohen edhe te dyshimet për lidhje me një grup të mundshëm të përfshirë në vrasje me pagesë.

Shkruar nga Versus

Vrasja ishte planifikuar në mëngjes, por 3 autorët nuk e

Zbardhen detaje të reja nga tentativa e vrasjes në Lezhë një ditë më parë, ku 3 persona të armatosur u arrestuan nga policia.

Sipas të dhënave nga hetimi, atentati ishte planifikuar të kryhej në orët e mëngjesit, por nuk u realizua pasi të dyshuarit nuk arritën të identifikonin objektivin.

Policia ka zbardhur detaje mbi lëvizjet e tyre me një motor të vjedhur, ndërsa hetimet po përqendrohen edhe te dyshimet për lidhje me një grup të mundshëm të përfshirë në vrasje me pagesë.

Në pranga kanë rënë Vincessk Piroli, Krisitian Ymeri, i njohur si “Shkambi”, dhe Elden Tarja.

SPAK ka shfaqur interes për çështjen, me qëllim verifikimin nëse pas të arrestuarve fshihet një grup i strukturuar kriminal.

Aktualisht, Policia e Lezhës, nën drejtimin e Prokurorisë së Lezhës, po heton për veprat penale të mbajtjes pa leje të armëve dhe municionit, sigurimit të kushteve për kryerjen e vrasjes dhe trafikimit të mjeteve motorike.

Hetimet vijojnë për të dokumentuar plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar nëse çështja do të kalojë në kompetencën e SPAK-ut./Versus.al

Poll