Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Serbia mbetet pas në procesin e integrimit në BE, nuk përfiton udhërrëfyesin e ri të zgjerimit

    Uragani Isaias godet SHBA-në, mbi 850 mijë banesa pa energji, një grua humb jetën

    Shpërthim i fuqishëm në aeroportin e Riadit, evakuohen udhëtarët, mbi 10 ambulanca drejt vendngjarjes

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Serbia mbetet pas në procesin e integrimit në BE, nuk përfiton udhërrëfyesin e ri të zgjerimit
    Kryesore

    Serbia mbetet pas në procesin e integrimit në BE, nuk përfiton udhërrëfyesin e ri të zgjerimit

    October 10, 2026
    Nderimet për Mlladiç, Marta Kos anulon vizitën në Serbi! Vuçiç shpërthen: Mos më jep leksione për kriminelët

    Serbia nuk do të përfshihet në grupin e vendeve për të cilat Komisioni Evropian do të publikojë udhërrëfyes të rinj orientues në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Në fund të tetorit, dokumentet pritet të publikohen për Malin e Zi, Shqipërinë, Ukrainën dhe Moldavinë, të cilat kanë shënuar përparimin më të madh në procesin e integrimit.

    Ky vendim konfirmon se Serbia ka humbur pozicionin që dikur mbante mes vendeve kryesore në rrugën drejt anëtarësimit në BE.

    “Serbia do të duhet të përmbushë më shumë kushte. Pas zgjedhjeve, do të shohim se sa serioze është Qeveria e saj, nëse vetëm do të flasë për dëshirën për t’u bërë anëtare e BE-së, apo edhe do të ndërmarrë hapa konkretë në këtë drejtim”, deklaroi komisionarja evropiane për Zgjerim, Marta Kos.

    Për Strahinja Subotiçin, nga organizata joqeveritare Qendra për Politika Evropiane, me seli në Beograd, mospërfshirja e Serbisë në këtë proces përbën një paralajmërim serioz dhe dëshmi të ngecjes së saj në rrugën drejt integrimit evropian.

    Në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, ai theksoi se bllokimi nuk shfaqet vetëm te fakti që Serbia nuk ka hapur asnjë grupkapitull në negociatat e anëtarësimit prej vitesh, por edhe te pamundësia për të përfituar nga fondet në kuadër të Planit të Rritjes.

    “Tani, në thelb, po na dërgohet mesazhi se mund të humbasim edhe përfitime të shumta që lidhen me anëtarësimin gradual në BE”, u shpreh Subotiçi.

    Udhërrëfyesit do të jenë pjesë e paketës së zgjerimit, të cilën Komisioni Evropian planifikon ta miratojë më 28 tetor. Serbia nuk ka hapur asnjë grupkapitull në negociatat e anëtarësimit që nga dhjetori i vitit 2021.

    Ndërkohë, situata në fushën e sundimit të ligjit është përkeqësuar, duke vështirësuar më tej përpjekjet e vendit për të dalë nga ngecja disavjeçare në procesin e integrimit.

    Sipas ekspertëve, nëse kjo situatë vijon, Serbia rrezikon të mbetet në fund të radhës së vendeve që synojnë anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

    BE kos serbi shqiperi vucic
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Serbia mbetet pas në procesin e integrimit në BE, nuk përfiton udhërrëfyesin e ri të zgjerimit

    October 10, 2026

    Uragani Isaias godet SHBA-në, mbi 850 mijë banesa pa energji, një grua humb jetën

    October 10, 2026

    Shpërthim i fuqishëm në aeroportin e Riadit, evakuohen udhëtarët, mbi 10 ambulanca drejt vendngjarjes

    October 10, 2026

    Papa Leoni XIV kundër dënimit me vdekje: Cenon dinjitetin njerëzor

    October 10, 2026
    Mos e humb
    Ekonomi October 2, 2026

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Prej gati dhjetë ditësh, aktiviteti i basteve të paligjshme dhe i call center-ave ilegalë në…

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Kreditorët te dera, gjykata në kërkim të “Top Fruits” të Ejup Ahmetit dhe Marin Gjonajt: Paraqituni në gjyq

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Mijëra protestues në Spanjë për krizën e strehimit, kërkohet mbrojtje më e madhe për qiramarrësit

    “Paratë po vijnë”: 3 shenja të Horoskopit që hyjnë në një periudhë të begatë më 4 tetor

    Horoskopi i ditës: Surpriza në dashuri, mundësi të reja dhe kujdes me financat – çfarë kanë rezervuar yjet për 12 shenjat

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.