Foto ilustruese
Shqipëria do t’i kthehet orës dimërore në fund të tetorit, sipas kalendarit të zakonshëm të ndryshimit sezonal të orës. Këtë vit, akrepat do të lëvizin 60 minuta pas në natën mes 24 dhe 25 tetorit 2026.
Ndryshimi do të bëhet në orën 03:00 të mëngjesit, kur ora do të kthehet në 02:00. Kjo do të thotë se qytetarët do të kenë një orë më shumë gjumë, ndërsa pasditet do të shkurtohen dhe errësira do të bjerë më herët.
Kalimi nga ora verore në atë dimërore dhe anasjelltas vijon të zbatohet në Shqipëri, ndërsa në Bashkimin Europian prej vitesh diskutohet mundësia e heqjes së ndryshimit sezonal. Megjithatë, një vendim përfundimtar për t’i dhënë fund këtij sistemi nuk është zbatuar ende.
Sondazh
Poll
