Interi bëri detyrën në javën e gjashtë të Serie A, duke mposhtur pastër Parmën me rezultatin 3-0. Skuadra zikaltër siguroi tri pikët dhe mori, të paktën përkohësisht, kreun e renditjes së kampionatit italian.
Kampionët e Italisë e zgjidhën praktikisht ndeshjen që në pjesën e parë, duke shënuar të tre golat brenda 45 minutave të para.
Vetëm 13 minuta lojë i mjaftuan Interit për të kaluar në avantazh me anë të Petar Sucic. Goli i dha më shumë besim skuadrës së drejtuar nga zikaltërit, të cilët vijuan të ushtronin presion ndaj kundërshtarit.
Pak më vonë, Pio Esposito fitoi një penallti, e cila u konfirmua edhe nga sistemi VAR. Nga pika e bardhë u tregua i saktë Hakan Calhanoglu, i rikthyer pas problemeve fizike, duke dyfishuar shifrat për Interin.
Në minutën e 31-të ishte radha e Marcus Thuram për të lënë gjurmën e tij në këtë takim. Sulmuesi francez shënoi golin e tretë, duke vulosur praktikisht fitoren e zikaltërve që në pjesën e parë.
Në fraksionin e dytë, Interi administroi me qetësi avantazhin, ndërsa Pio Espositos iu anulua edhe një gol.
Në fund, sfida përfundoi me rezultatin 3-0, duke i dhënë Interit tri pikë të rëndësishme në garën për kreun e Serie A. Tashmë, zikaltërit do të ndjekin me interes përballjen mes Comos dhe Romës, që mund të ndikojë në renditjen e kampionatit.


