Pas mbylljes së fjalimeve te Kryeministria, protestuesit kanë nisur edhe marshimin.
Siç edhe u njoftua marshimi do të jetë drejt Komisariatit 3, pasi atje ndodhet një protestues i cili u ndalua nga efektivët.
“Ne na liruan por një djalosh që u mor zvarrë në protestën te Parlamenti është akoma aty. Ndaj ky marshim e ka për detyrim të shkojmë te Komisariati. Shkojmë aty për Artur Alimadhin, kërkojmë lirimin e Arturit. Marshimin e udhëheqin studentët. Shkojmë te komisariati 3 për shkak se një qytetar mbahet peng nga dje”, tha aktivisti Edison Lika.
Përmes pankartave dhe fjalimeve në shesh, pjesëmarrësit gjatë 132 ditëve me radhë kanë denoncuar keqqeverisjen, aferat më të fundit që kanë dalë në dritë, si dhe rritjen e kostos së jetesës
Gjatë protestës së të premetes u dëgjuan thirrje kundër qeverisë dhe kryeministrit, ndërsa pjesëmarrësit përsëritën kërkesën për dorëheqjen e Ramës dhe ndryshimin e drejtimit politik të vendit.
© SYRI.net
Spahia: Daçiç provokon shqiptarët me deklaratat për flamurin serb në Prizren, qeveria shqiptare hesht!
‘Arresto Ballukun’ - 133 ditë revoltë e shqiptarëve: Edi Rama o tradhtar, jep dorëheqjen sa më parë!
Kurbin/ 5 fshatra të izoluar nga harresa e bashkisë!, Shkoza: Deri kur do t’i trajtoni banorët si qytetarë të dorës së dytë?