• Kreu
REPORT.AL
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
REPORT.AL
No Result
View All Result
Home Aktualitet

“Të varura nga taksa e ndërtimit”/ Bashkitë financojnë vetëm gjysmën e shpenzimeve, FMN kërkon reformë

by Sport Sport
October 10, 2026
in Aktualitet, Ekonomi, Politike, Sociale
“Të varura nga taksa e ndërtimit”/ Bashkitë financojnë vetëm gjysmën e shpenzimeve, FMN kërkon reformë
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Bashkitë shqiptare vazhdojnë të mbështeten në masë të konsiderueshme te financimet e qeverisë qendrore, ndërsa të ardhurat që sigurojnë vetë mbulojnë vetëm rreth gjysmën e shpenzimeve vendore.

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) kërkon një reformë të sistemit të financimit të pushtetit vendor, duke paralajmëruar se struktura aktuale kufizon autonominë financiare dhe qëndrueshmërinë e 61 bashkive të vendit.

Në një raport të asistencës teknike, të publikuar më 9 tetor, FMN-ja vëren se decentralizimi fiskal në Shqipëri ka mbetur pas reformave administrative dhe zgjerimit të përgjegjësive të pushtetit vendor.

Megjithëse pesha e të ardhurave vendore në të ardhurat totale publike është rritur nga 9% në 14% gjatë dekadës së fundit, burimet financiare të bashkive mbeten të fragmentuara, të shpërndara në mënyrë të pabarabartë dhe të varura nga instrumente të paqëndrueshme.

Një prej problemeve kryesore, sipas FMN-së, është mbështetja e konsiderueshme te taksa e ndikimit në infrastrukturë, e lidhur me aktivitetin e ndërtimit. Të ardhurat nga kjo taksë mund të luhaten, duke e bërë më të vështirë planifikimin afatgjatë të financave vendore.

Për këtë arsye, Fondi rekomandon që taksa periodike mbi pasurinë e paluajtshme të shndërrohet në shtyllën kryesore të financimit të bashkive, përmes kalimit drejt vlerësimit të pronave sipas çmimeve të tregut dhe përmirësimit të kadastrës fiskale.

Raporti evidenton gjithashtu dobësi në sistemin aktual të vlerësimit, përfshirë trajtimin e veçuar të tokës dhe ndërtesës, fragmentimin e të dhënave dhe përjashtimet e gjera tatimore.

FMN-ja sugjeron rishikimin e lehtësimit që ul me 50% vlerën e tatueshme të apartamentit të parë, duke argumentuar se ai kufizon bazën e tatimit.

Në vend të lehtësimeve të përgjithshme, institucioni propozon mbështetje të orientuar sipas gjendjes ekonomike, përfshirë mundësinë e shtyrjes së pagesës së taksës për kategori në vështirësi, si pensionistët dhe të papunët.

Rekomandimet shtrihen edhe te burime të tjera financimi. FMN-ja propozon shqyrtimin e rritjes së normave të taksave mbi transferimin e pasurive të paluajtshme drejt niveleve të krahasueshme me ato të Bashkimit Evropian.

Në periudhën afatmesme, raporti sugjeron edhe mundësinë e një shtese vendore mbi tatimin mbi të ardhurat personale, brenda një intervali të kufizuar dhe në kuadër të një sistemi të koordinuar në nivel kombëtar.

Një tjetër problem lidhet me mënyrën e shpërndarjes së fondeve nga qeveria qendrore.

Sipas FMN-së, transfertat e pakushtëzuara nuk pasqyrojnë plotësisht nevojat për shpenzime të bashkive, ndërsa mekanizmi i barazimit financiar mbetet i kufizuar dhe mbështetet te të ardhurat e realizuara, jo te potenciali real tatimor.

Fondi kërkon rishikimin e këtyre mekanizmave, reduktimin gradual të peshës së transfertave sektoriale dhe forcimin e financimeve të pakushtëzuara, për t’u dhënë bashkive më shumë fleksibilitet në përdorimin e burimeve.

Për të koordinuar reformën, FMN-ja propozon gjithashtu krijimin ose forcimin e një mekanizmi të pavarur të koordinimit fiskal, si një këshill apo komision që raporton në Parlament.

Rekomandimet e FMN-së vijnë në një moment kur Shqipëria po ndryshon edhe organizimin e pushtetit vendor. Më 9 tetor, Kuvendi miratoi me 85 vota pro reformën e re administrativo-territoriale, e cila redukton numrin e bashkive nga 61 në 46, ndërsa 12 qarqet mbeten të pandryshuara.

Në këtë kontekst, propozimet e Fondit për financimin dhe autonominë fiskale të bashkive marrin një rëndësi të veçantë, teksa struktura e re territoriale do të duhet të përballet me sfidat ekzistuese të sigurimit të të ardhurave dhe ofrimit të shërbimeve vendore. (AP)

Previous Post

Interi nuk ndalet në Serinë A, triumfon ndaj Parmës me tre gola në pjesën e parë

Sport Sport

Sport Sport

TË FUNDIT

“Të varura nga taksa e ndërtimit”/ Bashkitë financojnë vetëm gjysmën e shpenzimeve, FMN kërkon reformë

“Të varura nga taksa e ndërtimit”/ Bashkitë financojnë vetëm gjysmën e shpenzimeve, FMN kërkon reformë

October 10, 2026
Interi nuk ndalet në Serinë A, triumfon ndaj Parmës me tre gola në pjesën e parë

Interi nuk ndalet në Serinë A, triumfon ndaj Parmës me tre gola në pjesën e parë

October 10, 2026
Mbyllen fjalimet te Kryeministria, protestuesit marshojnë drejt komisariatit 3: Kërkojmë lirimin e Arturit, mos mbani peng qytetarin!

Mbyllen fjalimet te Kryeministria, protestuesit marshojnë drejt komisariatit 3: Kërkojmë lirimin e Arturit, mos mbani peng qytetarin!

October 10, 2026
“Mos të njihen vendimet e Kuvendit”, protestuesi: Bashkitë ‘e shkrira’ të vijojnë punën, kryeministri antikombëtar

“Mos të njihen vendimet e Kuvendit”, protestuesi: Bashkitë ‘e shkrira’ të vijojnë punën, kryeministri antikombëtar

October 10, 2026
“Aktivistët u arrestuan për qëllime politike”, aktivistja Vatnikaj: Të qëllosh zyrtarët me vezë s’është dhunë, por akt rebelimi

“Aktivistët u arrestuan për qëllime politike”, aktivistja Vatnikaj: Të qëllosh zyrtarët me vezë s’është dhunë, por akt rebelimi

October 10, 2026
Protestuesit ironizojnë Erion Braçen: U bëre numri 85 i Ramës!

Protestuesit ironizojnë Erion Braçen: U bëre numri 85 i Ramës!

October 10, 2026
Protesta e 133-të kundër qeverisë/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë, kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Protesta e 133-të kundër qeverisë/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë, kërkojnë dorëheqjen e Ramës

October 10, 2026
“Ramën e mbaj mend që kur ishte 5 vjeç”, Mevlan Shanaj: U ngjit shumë lart, devijoi nga premtimi

“Ramën e mbaj mend që kur ishte 5 vjeç”, Mevlan Shanaj: U ngjit shumë lart, devijoi nga premtimi

October 10, 2026
Myzyri i OBP dhe Gjyshi gjobisin shqiptarët me 1.5 mln euro për Fushën dhe Kaprin e Pogradecit

Myzyri i OBP dhe Gjyshi gjobisin shqiptarët me 1.5 mln euro për Fushën dhe Kaprin e Pogradecit

October 10, 2026
Industria e armëve nën hetim nga SPAK , ku qëndrojnë Emiljano Dusha dhe MSSC në këtë skandal? Njerëz dhe fakte

Industria e armëve nën hetim nga SPAK , ku qëndrojnë Emiljano Dusha dhe MSSC në këtë skandal? Njerëz dhe fakte

October 10, 2026

REPORT.AL

Portali report.al është një media online e pavarur që sjell lajme, analiza dhe informacione të sakta në kohë reale. Me fokus tek transparenca dhe vërtetësia, portali synon t’u ofrojë lexuesve shqiptarë një burim të besueshëm lajmesh nga politika, ekonomia, shoqëria dhe ngjarjet ndërkombëtare.

RUBRIKAT

  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

MË TË KLIKUARAT

  • Ndërron jetë 18-vjeçari që pësoi aksident në Bulgarec të Korçës

    Ndërron jetë 18-vjeçari që pësoi aksident në Bulgarec të Korçës

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Zjarr në Selenicë, era e fortë favorizon përhapjen e flakëve

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • “Erion Isai u kërkon favore s*ksuale punonjësve dhe drejtorëve”- Gazetari bën denoncimin e fortë dhe publikon mesazhet +18 me kryebashkiakun e Kolonjës

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

© 2025 REPORT.AL

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport

© 2025 REPORT.AL