Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Kosova reagon pas shfaqjes së Radoiçiçnë tubimin e Vuçiçiç: Dëshmi për përfshirjen e Serbisë në Banjskë

    Interi shkatërron Parmën 3-0, zikaltërit marrin kreun e Serie A

    Serbia mbetet pas në procesin e integrimit në BE, nuk përfiton udhërrëfyesin e ri të zgjerimit

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Kosova reagon pas shfaqjes së Radoiçiçnë tubimin e Vuçiçiç: Dëshmi për përfshirjen e Serbisë në Banjskë
    Kosovë

    Kosova reagon pas shfaqjes së Radoiçiçnë tubimin e Vuçiçiç: Dëshmi për përfshirjen e Serbisë në Banjskë

    October 10, 2026

    Qeveria e Kosovës e ka cilësuar praninë e Milan Radoiçiqit në një tubim zgjedhor të Partisë Përparimtare Serbe (SNS), të udhëhequr nga Aleksandar Vuçiq, si një tjetër dëshmi që, sipas saj, tregon përfshirjen e shtetit serb në sulmin e armatosur në Banjskë të Zveçanit në shtator të vitit 2023.

    Në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë (REL), Qeveria e Kosovës deklaroi se prania e Radoiçiqit në tubimin e mbajtur në Kragujevc përbën “edhe një dëshmi tjetër të qartë” se sulmi në Banjskë ishte “planifikuar, financuar dhe organizuar nga shteti i Serbisë”.

    Sulmi ndaj Policisë së Kosovës ndodhi në veri të vendit në shtator të vitit 2023, ku mbeti i vrarë një polic. Radoiçiq ka pranuar përgjegjësinë për organizimin e sulmit.

    Ai u pa më 9 tetor në tubimin e SNS-së në Kragujevc, sipas pamjeve të publikuara nga televizioni serb N1. Në video, Radoiçiq shihet pranë Danilo Vuçiqit, djalit të presidentit serb, përpara sallës ku u zhvillua tubimi.

    Sipas Qeverisë së Kosovës, këto pamje duhet të shërbejnë si “alarm për BE-në dhe vendet e tjera perëndimore”.

    “Milan Radoiçiq jo që nuk dorëzohet tek autoritetet tona nga shteti i Serbisë për të dhënë përgjegjësi para drejtësisë sonë, lëre që nuk ndiqet as nga shteti atje, por madje e shoqëron dhe e siguron djalin e presidentit atje”, thuhet në reagimin e qeverisë.

    Ndaj Radoiçiqit, Kosova ka lëshuar pesë fletarrestime gjatë viteve të fundit. Ai është gjithashtu nën sanksione të Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë së Madhe për lidhje me krimin e organizuar ndërkombëtar.

    Radio Evropa e Lirë i është drejtuar Partisë Përparimtare Serbe për një koment lidhur me praninë e tij në tubimin në Kragujevc, por deri në publikimin e raportimit nuk kishte marrë përgjigje.

    Banjska kosova Raidocic sulmi vucic
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Kosova reagon pas shfaqjes së Radoiçiçnë tubimin e Vuçiçiç: Dëshmi për përfshirjen e Serbisë në Banjskë

    October 10, 2026

    Interi shkatërron Parmën 3-0, zikaltërit marrin kreun e Serie A

    October 10, 2026

    Serbia mbetet pas në procesin e integrimit në BE, nuk përfiton udhërrëfyesin e ri të zgjerimit

    October 10, 2026

    Uragani Isaias godet SHBA-në, mbi 850 mijë banesa pa energji, një grua humb jetën

    October 10, 2026
    Mos e humb
    Ekonomi October 2, 2026

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Prej gati dhjetë ditësh, aktiviteti i basteve të paligjshme dhe i call center-ave ilegalë në…

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Kreditorët te dera, gjykata në kërkim të “Top Fruits” të Ejup Ahmetit dhe Marin Gjonajt: Paraqituni në gjyq

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Mijëra protestues në Spanjë për krizën e strehimit, kërkohet mbrojtje më e madhe për qiramarrësit

    “Paratë po vijnë”: 3 shenja të Horoskopit që hyjnë në një periudhë të begatë më 4 tetor

    Horoskopi i ditës: Surpriza në dashuri, mundësi të reja dhe kujdes me financat – çfarë kanë rezervuar yjet për 12 shenjat

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.