AKTUALITET /

Radoiçiç në fushatën zgjedhore të Vuçiç, reagon qeveria: Dëshmi se Serbia ishte pas sulmit në Banjskë

Qeveria e Kosovës deklaroi se prania e tij në këtë aktivitet duhet të përbëjë një alarm për Bashkimin Evropian dhe vendet e tjera perëndimore.

Shkruar nga Versus

Radoiçiç në fushatën zgjedhore të

Qeveria e Kosovës ka reaguar pas shfaqjes së Milan Radoiçiqit në një tubim zgjedhor të Partisë Përparimtare Serbe (SNS), të udhëhequr nga Aleksandar Vuçiç, duke e cilësuar këtë si një tjetër dëshmi të përfshirjes së shtetit serb në sulmin e armatosur në Banjskë të Zveçanit.

Radoiçiq u pa më 9 tetor në një tubim të mbajtur në Kragujevc, ku, sipas pamjeve të publikuara nga televizioni serb N1, qëndronte pranë Danilo Vuçiçit, djalit të presidentit të Serbisë.

Në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, Qeveria e Kosovës deklaroi se prania e tij në këtë aktivitet duhet të përbëjë një alarm për Bashkimin Evropian dhe vendet e tjera perëndimore.

“Milan Radoiçiq jo që nuk dorëzohet tek autoritetet tona nga shteti i Serbisë për të dhënë përgjegjësi para drejtësisë sonë, lëre që nuk ndiqet as nga shteti atje, por madje e shoqëron dhe e siguron djalin e presidentit atje”, thuhet në reagimin e qeverisë kosovare.

Sulmi në Banjskë ndodhi në shtator të vitit 2023, kur një grup i armatosur sulmoi Policinë e Kosovës, duke vrarë një polic. Milan Radoiçiq ka pranuar përgjegjësinë për organizimin e sulmit.

Ndaj tij, autoritetet e Kosovës kanë lëshuar pesë fletarrestime gjatë viteve të fundit. Ai është gjithashtu nën sanksionet e Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë së Madhe për lidhje me krimin e organizuar ndërkombëtar./rel

 

Poll