“Moment historik”, Rusia reagon pas deklaratës së Trumpit se Ukraina ka nevojë për një president të ri

10 Tetor 2026 | 21:29

Kremlini ka mirëpritur deklaratat e presidentit amerikan, Donald Trump, i cili u shpreh se Ukraina ka nevojë për një president të ri në vend të Volodymyr Zelensky-t, duke argumentuar se vendi ka nevojë për një udhëheqës të aftë për të arritur marrëveshje.

I dërguari i posaçëm i presidentit rus Vladimir Putin, Kirill Dmitriev, i cilësoi deklaratat e Trumpit si “historike” dhe një moment të rëndësishëm. Sipas tij, presidenti amerikan i është bashkuar atyre që mbështesin idenë se Ukraina ka nevojë për një udhëheqje të re, e cila do të angazhohej për paqen. Dmitriev akuzoi gjithashtu Zelensky-n se, sipas tij, po kontribuon në vazhdimin e luftës.

Më herët, Trump deklaroi se Ukraina ka nevojë për një president të aftë për të negociuar marrëveshje. Ai pretendoi se Zelensky ka pasur mundësi të negociojë për t’i dhënë fund luftës me Rusinë, por nuk i ka shfrytëzuar ato.

Ndërkohë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky deklaroi se të ardhurat nga eksporti i produkteve ruse të naftës po ndihmojnë Kremlinin të vazhdojë luftën kundër Ukrainës. Sipas tij, pasojat e lehtësimit të kufizimeve janë bërë veçanërisht të dukshme në sfondin e sulmeve ruse ndaj Kievit.

Nga ana tjetër, Trump njoftoi se kishte arritur një marrëveshje me presidentin rus Vladimir Putin për furnizimin e tregjeve amerikane dhe globale me miliona tonë metrikë naftë dizel ruse.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kush është Katie Zacharia, komentatorja konservatore që Trump e zgjodhi si sekretaren e re të shtypit

Presidenti Donald Trump ka zgjedhur Katie Zacharia-n, një komentatore konservatore, e cila punoi për një periudhë të shkurtër në Departamentin e Sigurisë Kombëtare, si sekretaren...
20:32 | 10/10/2026

Shpërthen supertankeri me naftë në Ngushticën e Hormuzit, dyshohet se ra në kontakt me një minë detare (VIDEO)

Një supertanker që transportonte naftë bruto dyshohet se ka rënë në kontakt me një minë detare në Ngushticën e Hormuzit, duke shkaktuar një shpërthim të...
20:05 | 10/10/2026

Trump kërkon zgjedhje në Ukrainë: Duhet një udhëheqës i ri që të bëjë marrëveshje, të ndalen sulmet ndaj rafinerive ruse

Presidenti Donald Trump nisi një sulm të ashpër ndaj Volodymyr Zelensky të shtunën, duke kërkuar që presidenti ukrainas të zëvendësohet dhe që Kievi të ndalojë...
19:18 | 10/10/2026