133 ditë protesta kundër qeverisë/ Protestuesit thirrje në kor: Arrestoni Ramën
Protesta zhvendoset te Komisariati nr.3: Polici këtu na ke, ti mbron kriminelë e jo ne 10 Tetor, 20:55 "Poshtë ...
Protesta zhvendoset te Komisariati nr.3: Polici këtu na ke, ti mbron kriminelë e jo ne 10 Tetor, 20:55 "Poshtë ...
Turi ballkanik/ Nga drejtuesit e institucioneve të drejtësisë tek deputetët e opozitës dhe ligjvënësja e pava...
Berisha: Rama ka përdorur Vlora Hysenin në funksion të survejimit të kundërshtarëve të tij brenda Partisë...
"Votova pro territoriales që mos të ikja nga PS"/ Rama e kërcënoi me përjashtim, Braçe: Kam prishur një pla...
Bashkia e Kavalës ka vendosur të mbyllë pa afat fushat e futbollit nën administrimin e saj, deri në përfundimin e kontrolleve përkatëse dhe verifikimin e kushteve të sigurisë.
GREQI- Humbja tragjike e 16-vjeçarit shqiptar Asllan Gjana, i cili humbi jetën pasi u përplas me kokë në një mur pranë fushës së futbollit në ishullin e Thasos, ka nxitur autoritetet greke të marrin masa të menjëhershme për sigurinë në ambientet sportive. Bashkia e Kavalës ka vendosur të mbyllë pa afat fushat e futbollit nën administrimin e saj, deri në përfundimin e kontrolleve përkatëse dhe verifikimin e kushteve të sigurisë.
Vendimi parashikon gjithashtu pezullimin e lejeve për zhvillimin e stërvitjeve dhe kurseve të futbollit për fëmijët. Ngjarja e rëndë ndodhi gjatë një ndeshjeje futbolli, kur 16-vjeçari, i njohur nga të afërmit me nofkën “Ani”, doli jashtë vijave të lojës për të ndjekur topin.
Gjatë lëvizjes, ai u përplas me pjesën e pasme të kokës në një mur pranë tribunave. Kjo goditje rezultoi fatale për të riun. Urdhri për pezullimin e aktiviteteve sportive mban firmën e Christos Bosbotis, nënkryetar i Bashkisë së Kavalës për Kulturën, Sportin dhe Rininë.
Përmes këtij vendimi, është kërkuar inspektimi i menjëhershëm i të gjitha ambienteve sportive, me qëllim evidentimin e mangësive të mundshme dhe garantimin e sigurisë së sportistëve. Kontrollet do të përqendrohen te përmasat e fushave, si dhe te distanca ndërmjet vijave të lojës dhe mureve apo pengesave të tjera të palëvizshme që mund të rrezikojnë lojtarët gjatë ndeshjeve dhe stërvitjeve.
Edhe pse lejet për përdorimin e fushave ishin miratuar gjatë gjysmës së dytë të shtatorit, autoritetet kanë vendosur t'i pezullojnë ato deri në përfundimin e verifikimeve dhe realizimin e ndërhyrjeve të nevojshme. Në rast se evidentohen shkelje të standardeve të sigurisë, zhvillimi i ndeshjeve dhe seancave stërvitore do të kushtëzohet nga marrja e miratimit përkatës prej Federatës Greke të Futbollit.
Vendimi u është komunikuar edhe autoriteteve policore dhe Sekretariatit të Përgjithshëm të Sportit. Vdekja e Asllan Gjanës ka rikthyer në qendër të vëmendjes sigurinë e infrastrukturës sportive në Greqi, veçanërisht në fushat ku stërviten fëmijët dhe të rinjtë. Përmes këtyre masave, Bashkia e Kavalës synon të identifikojë rreziqet e mundshme dhe të sigurojë që ambientet sportive të përmbushin kushtet e nevojshme për mbrojtjen e lojtarëve./Dosja.al
pamjet LEZHË- Detaje të reja janë zbardhur nga operacioni “Detajet” në Lezhë, ku tre persona u arrestuan, pasi po p&e...
pamjet TIRANË- Protestuesit janë zhvendosur nga Kryeministria drejt Komisariatit nr.3., aty ku ndodhet një protestues i arrestuar dy d...
pamjet TIRANË- Pas mbylljes së fjalimeve te Kryeministria, protestuesit kanë nisur edhe marshimin. Siç edhe u njoftua marshimi do t&...
pamjet TIRANË- Protesta qytetare kundër qeverisë Rama ka nisur. Pas organizimit në sheshin Skënderbej, protestuesit kanë nis...
Erkan Nika TIRANË- Familja e shtetasit Erkan Nika, i cili punonte si inxhinier i dytë në një anije turke të sulmuar me dronë,...
foto ilustruese TIRANË- Shtrenjtimi i karburantit po rrit kostot e bizneseve, nga shërbimet e mekanikës bujqësore te fertilizantët...
pamjet VLORË- Qytetarët e Vlorës janë mbledhur sërish në protestë përpara kantierit të Muzeut Hebra...
pamjet LEVAN- Një aksident rrugor ka ndodhur pak minuta më parë në autostradën Levan-Tepelenë, në vendin e quajtur Frata...
Inez Hajrrulla TIRANË-Një ditë përpara se në media të dilte lajmi se i shumëkërkuari i drejtësisë shqipta...
pamjet VLORË- Reshjet intensive të shiut kanë shkaktuar prezencë të ujit në disa zona të qytetit të Vlor...